Zvarranikët shtohen në verë, veterineri: Përdorni squfur si masë parandaluese

Me rritjen e temperaturave gjatë stinës së verës, shtohet edhe prania e zvarranikëve në zona të banuara, oborre, ara dhe ambiente pranë banesave. Për këtë arsye, qytetarët duhet të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos gjatë punëve në natyrë dhe në hapësira me barishte apo shkurre.
Sipas mjekut veterinary Arben Qafëzezi, një nga mënyrat që përdoret për të ndihmuar në largimin e zvarranikëve nga ambientet përreth është hedhja e squfurit në perimetrin e oborreve ose në zonat ku dyshohet se mund të kalojnë ata. Kjo metodë përdoret si masë parandaluese për t’i mbajtur larg nga zonat e frekuentuara.
Qafëzezi thotë se rekomandohet edhe që oborret të mbahen të pastra, bari të pritet rregullisht, të largohen grumbujt e gurëve, druve apo mbeturinave ku zvarranikët mund të strehohen.
Në rast të një kafshimi të dyshuar nga gjarpri, duhet të kërkohet menjëherë ndihma mjekësore dhe të shmangen veprimet që mund ta përkeqësojnë gjendjen, si prerja e plagës apo thithja e helmit.
/rtsh.al/