E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni turistik plazh dhe folk ne Vlore

Ka qene teper e vecante atmosfera e sezonit turistik ne Vlore. Nje axhende e ngjeshur aktivitetesh ka pershkruar keto dite te fundit te javes ne qytetin bregdetar. Ndersa epiqendra u shenuar dje pergjate rruges kryesore per tu perqendruar me pas ne sheshin e skeles me xhirrot motorrike e ritmet rock parashutistet kane shoqeruar thuajse gjithe oret e pasdites dhe dites se sotme me fluturimet e tyre.

Sot gjithcka nisi nga sheshi i Flamurit ku dhjetra ngjyra kostumesh u bashkuan ne Sheshin e Flamurit. Afrimi i pervjetorit te 100-te te Pavaresise duket se terhoqi vemendjen e pjesemarresve te Aulona Festival Internacional Folk perfaqesues te grupeve folklorike te huaja ne Kosove e Shqiperi kane nderuar me nje homazh varrin e Ismail Qemalit e me pas kane ngritur flamujt e shteteve te tyre nen himnet kombetare te secilit.

Ritmet popullore shqiptare kane ftuar me pas te gjithe pjesemarresit te kapur perdore duke kercyer ne sheshin e Flamurit. Gjithcka eshte kthyer ne nje feste te vertete per tu zhvendosur me pas ne ambientet e plazhit ku u be edhe celja zyrtare e sezonit turistik te ketij viti. Kryebashkiaku i Vlores ka patur kete here ne krah vec deputeteve Isaraj dhe Deda edhe kryekomunarin e Klines Kosove si dhe konsullin italian ne Vlore Sergio Strozzi e kreun e dhomes se tregtise.
Nen nje veshje sportive Gjika ka kursyer fjalimet e gjata duke thene se do te vijoje te kontribuoje ne menyre te dukshme ne keto zhvillime ndersa ka uruar per nje sezon te mbare. Grupet festivaliste kane vijuar te jehojne edhe ne skenen e vendosur tek moli ne zonen e plazhit ndersa shume qytetare sot kane zgjedhur te frekuentojne pikerisht zonen e Ujit te Ftohte ku edhe kane vijuar aktivitetet sportive kulturore. Dita me dielle ka favorizuar plazhistet te cilet kete te shtune kishin mbushur plazhin publik nje zone kjo qe sot ka perjetuar nje dite te vertete festive



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›