Sezoni turistik, situate e veshtire per H1N1
Ardhja e emigranteve dhe turisteve njekohesisht ne vendin tone ka veshtiresuar pune ne specialisteve dhe epidemiologeve per te konstatuar ne kohe rastet me virusin H1N1. Sipas specialisteve te Institutit te Shendetit Publik, edhe rastet e konfirmuara deri me tani me grip derrash ne vendin tone, shumica prej tyre kane qene persona te cilet kane kaluar vetem disa ore ne Shqiperi. Kjo ka bere qe epidemiologet ta hasin veshtiresi dhe e kane pothuajse te pamundur te konstatojne rastet me grip derrash. "Eshte nje nga situatat me te veshtira me te cilat po perballemi per shkak te hyre- daljeve te shumta qe kemi. Pas evidentimit te rasteve te para, tashme pritet qe te kemi edhe raste te tjera megjithese gjate ketyre diteve nuk ka perhapje te virusit" ka pohuar Silva Bino. Sipas saj, diten e sotme do te jene tre kampione analizash te cilet do te nisen drejt Rumanise per te pare nese personat e dyshuar jane te prekur nga gripi i derrave. "Jane tre kampione te cilet kane rezultuar pozitive per sa i perket virusit A, ndersa do te jete laboratori i Bukureshtit ai qe do te thote fjalen e fundit nese keta jane bartes te H1N1" ka pohuar Bino. Sipas saj, gjate ketyre diteve nuk verehet ndonje rritje e rasteve te dyshuara, ndersa deri me sot jane analizuar 200 persona te dyshuar.
Paniku
Gripi i derrave duket se e ka prekur Shqiperine vetem tangent. Nga hetimet epidemiologjike te specialisteve te ISHP perhapja e virusit mendohet te jete shume e ulet. Deri tani jane marre rreth 200 mostra por pervec kater rasteve te prekur 3 jane te mundshmet. Ne keta persona eshte gjetur tipi A i gripit dhe konfirmimi per nentipin. Nga ana tjeter 3 persona te tjere jane te dyshuar se mund te jene me tipin A, nderkohe qe ne proces jane 50 analiza te tjera. Ndersa mjeket e pediatrise se QSUT kete fundjave kane vizituar 200-300 femije ne dite me virozat e stines. Megjithate prinderit shprehen se nuk jane ne panik per H1N1. Specialistet e ISHP kane keshilluar te gjithe qendrat shendetesore ne vend qe te evidentojne mes te semureve me grip rastet e dyshuara per H1N1. Edhe pse virusi ka shenja te njejta me gripin sezonal, jep temperature te larte qe nuk bie per disa dite rresht dhe probleme me aparatin e frymemarrjes.
Asnje i dyshuar me grip derrash
Qytetet te cilat kane edhe pika hyrese nga vendet e tjera kryesisht te prekura nga gripi i derrave nuk raportojne asnje te dyshuar. Keshtu Gjirokastra, Korca dhe Saranda gjate ketyre diteve nuk kane raportuar asnje person i cili dyshohet te jete bartes i H1N1. Konfirmimi vjen nga autoritetet e shendetesise, te cilat bejne te ditur se deri tani asnje person nuk rezulton te jete prekur nga ky virus. Drejtues te shendetit publik dhe epidemiologjise thone se te gjitha mostrat e derguara ne Tirane per analiza me te specializuara,kane dale negative. Megjithate,institucionet shendetesore kane rritur nivelin e kontrollit dhe vigjilences ne menyre te vecante ne pikat doganore. Nderkohe qe te gjitha keto qytete raportojne per nje rritje te numrit te pacienteve te cilet kerkojne ndihme mjekesore ne spital per shkak te virozeve te stines. Sipas mjekeve kjo viroze shkaktohet nga temperaturat e larta te cilet kane perfshire vendin tone.