E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni veror policia publikon planin e masave

Drejtoria e Policisë së Tiranës, e cila përfshin edhe zonen bregdetare të qytetit të Kavajës ka publikuar planin e masave per sezonin veror 2012.

Sipas ketij plani periudha e zbatimit do te jete nga data 16 maj deri me 30 shtator te ketij viti. Sipas ketij plani, policia informon se janë marrë masa për të parandaluar e goditur në kohë veprimtari kriminale, në vende turistike, hotele, bare, restorante etj.

Punonjësit e Policisë në Zona dhe Patrulla e Përgjithshme e Policisë, kanë marrë informacione të mjaftueshme mbi situatën e rendit dhe sigurisë publike në zonat që mbulojnë.

Gjithashtu janë marrë masa për mbulimin e akseve rrugore : Kamëz - Tiranë, Rinas - Tiranë, Tiranë – Ndroq - Plepa, Tiranë – Vorë – Durrës, Tiranë - Krrabë, Tiranë - Dajt, dhe në akset rrugore të rrethit të Kavajës, me shërbime të policisë rrugore dhe ato të policisë së rendit. Ne ditët e shtuna dhe të djela, punonjesit e policise do te kryejne edhe shërbime suplementare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›