Sfida Qato-Ponce,sot mbërrijnë kampionët

Vetëm dy ditë para sfidës së shumëpritur për titullin kampion bote, mbërijnë sot në Tiranë dy rivalët, kampioni i botës Kreshnik Qato dhe sfidanti i tij argjentinasi Esteban Ponce. Mbrëmja gala në Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" organizuar nga Federate e Boksit Shqiptar do të kulmojë në orën 18:00 të së dielës. Qato nën siglën e kompanisë "Yldon" nga 2005 nuk ka njohur asnjë humbje në përpjekje për të korrur fitoren e 23 në karierën e tij.