E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sfida Shqipëri-Gjeorgji, Policia kontrolle të imtësishme në hyrje të stadiumit

TIRANË, 10 shtator/ATSH/ Mijëra tifozë kuqezi i janë drejtuar stadiumit “Air Albania”, në kuadër të përballjes së kombëtares së Shqipërisë ndaj asaj Gjeorgjane, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kombëve, Liga B, grupi 1.

Në hyrje të stadiumit “Air Albania”, Policia në kuadër edhe të masave të marra për mbarëvajtjen e sfidës Shqipëri-Gjeorgji, ka zhvilluar kontrolle të imtësishme të tifozëve që kanë vendosur ta shijojnë këtë duel sportiv në shkallët e stadiumit “Air Albania”.

“Shërbimet e Policisë së Shtetit në detyrë për garantimin e rendit e sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërkombëtare të futbollit Shqipëri – Gjeorgji”, shkruan Policia në rrjetet sociale.

Gjatë pasdites dhe në vijim, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet ka marrë ngjyrë të kuqe nga “lumi” i tifozëve kuqezi. Me valle, këngë dhe veshje patriotike, kuqezinjtë do jenë lojtari i 12-të në mbështetje të djemvë të Sylvinjos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›