E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sfida në Angli dhe Emirate, Dyrrah City zgjeron hartën

TIRANË, 20 janar /ATSH/ Në më pak se një vit, akademia e futbollit “Dyrrah City” ka shënuar një zhvillim të jashtëzakonshëm, duke kaluar në disa etapa. Fillimisht, u realizuan teste në disa qytete për zbulimin e talenteve, dhe më pas u krijuan skuadrat.

Hapi i fundit duket gjithashtu shumë premtues. Talentet shqiptarë do të kenë një mundësi ideale në vijim, pasi do të përballen me fëmijët nga akademitë më të mëdha evropiane në Angli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas informacioneve, Manchester City do të organizojë një turne me 128 ekipe pjesëmarrëse nga 13 shtete të ndryshme të botës, ku Dyrrah City do të marrë pjesë.

Në total do të jenë 1,722 lojtarë që do të testohen, dhe vëmendja do të jetë e madhe. Në Abu Dhabi, do të realizohet një rrugëtim 3-ditor gjatë muajit shkurt, me destinacion kompleksin “Zayed Sports City”.

Më pas, rrugëtimi i kuqezinjve do të vazhdojë në Manchester, aty ku do të kenë mundësinë të shohin nga afër skuadrën “The Citizens”. /j.p/

1 nga 2

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›