E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfidat e politikes per vitin 2011

Viti politik 2011 do te dominohet padyshim nga zgjedhjet per pushtetin lokal qe pritet te mbahen ne daten 8 maj. Ende nuk dihet se si klasa politike do te dije te mbylle debatin per zgjedhjet e kaluara para se te shohe perpara ne raundin elektoral te 8 majit. Viti 2010 u mbyll duke transferuar ngercin politik per transparencen e zgjedhjeve parlamentare ne kete vit dhe duke rrezikuar realisht reformen zgjedhore.

Keshtu ne kete vit klasa politike duhet te gjeje nje zgjidhje per hetimin e proçesit te 28 qershorit dhe te kryeje reformen per proçesin e 8 majit. Opozita ka paralajmeruar se do te vazhdoje protestat dhe do te ruaje marredhenien e kushtezuar me parlamentin deri sa te ngrihet komisioni hetimor per zgjedhjet parlamentare.
Ne kete klime mosbesimi mes opozites dhe maxhorances zhvillimi i zgjedhjeve, rezultati i te cilave nuk kontestohet nga asnje pale duket sfida me e madhe e klases politike shqiptare.
 

Nga ana tjeter maxhoranca dhe opozita kane nje tjeter gare per te fituar ose humbur, statusin e vendit kandidat per Shqiperine. Komisioni Europian i ka lene nje vit kohe Shqiperise per ti dhene pergjigje 12 çeshtjeve te shtruara ne opinionin e publikuar ne 9 nentorin e vitit te kaluar per te hapur negociatat per anetaresim ne BE.
Keshtu edhe njehere tjeter kompromisi mes opozites dhe maxhorances do te kete nje ndikim te forte ne marrjen ose jo te statusit te vendit kandidat ne nentorin e ketij viti.
 

Nderkaq ne 7 janar KQZ pritet te filloje zbatimin e nenit 178 te kodit zgjedhor dhe te djege fletet e votimit te cilat prej nje viti e gjysem jane ne qender te vemendjes se politikes se dites.
 

Ne nje kendveshtrim te pergjithshem, janari i 2011-tes ka te njejtat sfida si janari i vitit 2010, zgjidhjen e ngercit politik me te cilin parlamenti duhet te perballet edhe njehere kur te nise punen sesioni i ri te henen e 3-të te ketij muaji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›