E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfidohen reshjet e shiut festohet sot ne te gjithe vendin Dita e Veres

Ne te gjithë vendin sot festohet Dita e Verës. Bashkia e Elbasanit si kryeqendra e kësaj  ka organizuar një sërë aktivitetesh për këtë ditë. Për qytetarët është organizuar parade karnavalesh, panair ushqimesh etj.     Edhe Bashkia e Tiranës ka përgatitur disa aktivitete të shumëllojshme për festimin e kësaj dite. Aktivitetet shtrihen përgjatë rrugës "Murat Toptani", parkut "Rinia", përpara Galerisë së Arteve, tek "Vëllezërit Frashëri", sheshi "Nënë Tereza" dhe Liqeni Artificial kane filluar që në mëngjes dhe do të vazhdojnë deri në mbrëmje. Edhe Kryeministi Berisha uroi shqiptarët, veçanërisht qytetarët e Elbasanit për festën e Ditës së Verës. Nëpërmjet një mesazhi të postuar në faqen e tij facebook, Berisha e konsideron këtë festë si më të lashtën.  Ndërsa kryesocialisti Rama ishte ne Elbasan dhe pas urimit tha se shpreson që pas 23 qershorit Shqipëria të rilindë.
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë vizitës së saj në Elbasan uroi Ditën e Verës për gjithë qytetarëve shqiptarë. Sipas Topallit, rruga Elbasan-Tiranë, do ta zhvillojë më tepër biznesin në këtë zonë.

Elbasani feston nën shi Ditën e Verës, politikanët urojnë për një vit plot mbarësi
Qytetarë nga i gjithë vendi i janë bashkuar festimeve të Ditës së Verës në Elbasan. Shiu nuk ka arritur të prishë bukurinë e kësaj dite. Koncertet, vallet në rrugët e qytetit dhe aktivitete të ndryshme kanë vazhduar pavarësisht nga moti jo i favorshëm. Pjesë e tyre janë bërë edhe politikanët e mbërritur nga kryeqyteti.

Reshjet e shiut nuk kanë tkurrur gëzimin e Ditës së Verës. Elbasani ka vërshuar në rrugë për të pritur me lojëra e valle qytetarë nga e gjithë Shqipëria, të mbërritur për t’iu bashkuar urimit për një vit plot mbarësi.
Pjesë e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia dhe institucione të tjera, janë bërë edhe politikanët e mbërritur nga Tirana.

E shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, kryeparlamentarja Topalli vizitoi Panairin kushtuar Ditës së Verës, ku konstatoi gjendjen e mirë të biznesit.

Ministri i Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, pohoi se rruga e re që lidh Elbasanin me Tiranën do të ndihmojë edhe më shumë zhvillimin e qytetit.

Ndërsa kryesocialisti Edi Rama shprehu besimin se shiu i kësaj dite vere do të sjellë bereqet në zgjedhjet e ardhshme.
Ashtu siç e kërkon tradita, ballokumet ishin përsëri simbol i pazëvendësueshëm i festës. Të shijshme edhe nën shi!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›