E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhja e Papa Franciscus I ne krye te Selise se Shenjte

Krerët më  të lartë të shtetit shqiptarë, Presidenti Nishani dhe kryeministri Berisha kane dërguar telegrame urimi per atin e Shenjte Papa Francesku I Pare qe u zgjodh te mërkurën nga konklava e 115 kardinalëve. Ne mesazhin e tij kreu I shtetit Bujar Nishani shkruhet: “Shenjtëria Juaj, Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë dhe gëzimin e veçantë, t’ju përcjell urimet më të përzemërta për zgjedhjen Tuaj si Papa Franciscus I dhe t’Ju uroj suksese në përmbushjen e misionit Tuaj të shenjtë Papnor! Unë pres me padurim për të vazhduar bashkëpunimin tradicional dhe të frytshëm me Selinë e Shenjtë, në të mirë të promovimit të vlerave universale të paqes dhe mirëkuptimit, në bashkësinë katolike dhe në të gjithë popujt, në rajonin tonë dhe më gjerë! Ndersa kryeministri Berisha iu drejtua keshtu atit te shenjte Papa Franceskut te Pare: Kam kënaqësinë e vecantë që me rastin e lumtur të zgjedhjes suaj e me dëshirën e Zotit Papa Franciscum I, t'ju përcjell në emrin tim, të qeverisë shqiptare, të katolikëve shqiptarë e të gjithë qytetarëve të vendit tim përshendetjet më të përzemërta si edhe urimet më të ngrohta për sukses të plotë në misionin e lartë e të shenjtë të përcimit të fjalës e mësimëve të Zotit në zemrat e besimtarëve katolikë e bekimin e Tij për mbarë njerëzimin. Shefi i qeverise vlereson se Shqipëria dhe shqiptarët ruajnë lidhje tradicionale të ngushta e të shkëlqyera e me Selinë e Shenjtë e me Atin e Shenjtë ndaj edhe dëshiroj me këtë rast t'ju ripohoj dëshirën time të madhe dhë të gjithë shqiptarëve t'ju mikpresim në Shqipëri si Ati më i lartë shpirtëror i bashkatdhetarëve tanë të besimit katolik e më gjerë, por edhe si një mik i madh e i shquar i kombit shqiptar”-përfundon kështu mesazhi i shefit te qeverise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›