Sfilon botërori, bikini, syze, çanta e këpucë me flamujt kombëtarë

Tiranë, 6 Qershor 2010, NOA/ Irma Toptani Kur vetëm pak ditë na ndajnë nga revanshi botëror i futbollit, të veshësh një flamur, duket të jetë një nga pasionet më të forta të modës së kësaj vere.
Stilistët në mbarë botën propozojnë koleksione të vërteta mbarëbotërore, ku flamujt e skuadrave të preferuara mund ti kesh në këpucë, çanta, syze, bizhuteri, veshje intime dhe rroba banje, pa lënë mënjanë të përhershmet bluze kombëtaresh për tifozët e çdo shteti në botërorin e futbollit në Afrikën e Jugut.
Për ata me shije të rafinuar dhe sigurisht me portofolin plot, ka menduar Louis Vuitton, i cili ka stiluar një linjë çantash udhëtimi frymëzuar nga sporti më i dashur i njerëzimit, futbolli, që edhe në qepje me formë gjashtëkëndore e në ngjyrë, bardhë e zi, i kujtojnë çdokujt topin e futbollit.
Një linjë që i përshtatet mrekullisht fushatës që LV e ka reklamuar në mbarë botën për botërorin e futbollit Afrikë e Jugut 2010, është edhe ajo e mbledhjes së bashku rreth një topi të miteve të futbollit botëror, Pele, Maradona dhe Zidane, ku magjistari i triblimit brazilian dhe i madhi Zidan luajnë futboll, ndërsa Pibe de Oro është arbitër.
Tre gjigandët e futbollit luajnë në një dhomë të vogël në Madrid, në kafenenë Maravillas. Vuitton ka lançuar edhe tekën e radhës që mirëmban Kupën e Botës.
Kush kërkon të veshë të brendshme me ngjyrat e skuadrës së preferuar, mund t'i gjejë në koleksionin Emporio Armani, që ofron joshje edhe përmes flamurit kombëtar.
Polo ekspozon për tifozët e zjarrtë të gjitha ngjyrat më të rëndësishme të kombëtareve në botëror, ngjyrat e Argjentinës, Spanjës, Brazilit, Italisë, Gjermanisë, Hollandës, Francës, Anglisë, me logon e pagabueshme, Ralph Lauren, bashkë me shenjat dhe numrat simbolikë të secilit lojtar.
Syze nën një erë futuriste, në të bardhën e armëve, të kuqe dhe të gjelbër, ngjyrat italiane pra, i zbulon teka e fundit e Dolce & Gabbanës, por ngjyra të tjera sjellin Nike dhe Puma.
Një tifoz i çmendur nuk mund të kuptohet pa atlete, dhe Superga e ka bërë zgjedhjen e saj, ka veshur këmbët me flamuj.
Dhe duke qenë se jemi në stinën e nxehtë, asnjë femër nuk mund ta mendojë detin pa një palë bikini seksi, tringjyrëshe, që i garantojnë suksesin.
mit/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")