Zbogar: Sllovenia do të mbështesë perspektivën evropiane të Kosovës
Sllovenia e sheh të ardhmen e Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian. Kështu është shprehur ministri të jashtëm slloven Samuel Zbogar duke theksuar se Sllovenia do të mbështetesë perspektivën evropiane të Kosovës dhe anëtarësimin në organizatat financiare ndërkombëtare.
Ndërkohë Ministri Samuel Zbogar do të vizitojë Kosovën të mërkurën, ku me homologun Skënder Hyseni do të bisedojë mbi bashkëpunimin dypalësh dhe gjendjen në rajon.
Dy ministrat do të bisedojnë për çështjet politike dhe të sigurisë, dhe theksi i bisedave do të vihet në përpjekjet për reforma në Kosovë dhe për situatën aktuale në Ballkanin perëndimor.