Shabani: Bashkitë të lidhin vetë kontrata qiraje për banesat që u shpërndahen shtresave në nevojë

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Avokati i Popullit, Endrit Shabani, u takua me aktivistët e organizatave “Qendra për Fuqizim dhe Organizim Komunitar” dhe “Qendra për Advokim Social”.
Në fokus të këtij takimi ishte thjeshtimi i procedurave të programeve të strehimit social në vend.
Avokati i Popullit nënvizoi se “do t’u kërkojë bashkive të lidhin direkt kontratën e qirasë me qiradhënësit socialë, për skemën e bonusit të qirasë”.
“Ky ndryshim procedural synon eliminimin e disa pengesave që sot lënë jashtë skemës së bonusit të qirasë shumë familje që duhet të përfitonin prej saj”, tha Shabani.
Institucioni i Avokatit të Popullit mbetet i angazhuar në gjetjen e zgjidhjeve konkrete ligjore dhe institucionale që mbrojnë dinjitetin dhe të drejtat sociale të qytetarëve.
/e.i/a.f/