E Martë, 3 Nëntor 2026

Shabani: Berisha nga ballkoni është kult si Eleonora

I ftuar në emisionin “3D” në RTSH, aktivisti i nismës “Thurrje”, Endri Shabani ngriti shqetësimin se situata politike në vitet e fundit ka humbur besimin dhe interesin e votuesve.

Ndalur tek çështja e Berishës, Shabani e konsideroi një kult duke e krahasuar me atë të Eleonorës.

Sipas Shabanit, problemi i vetëm i opozitës nuk është Berisha por ringritja e një qeverie alternative përfaqësuese.

“Votuesve ju ka ardhur në majë të hundës me këtë situatë dy-vjeçare e gjysëm. Ata kanë humbur interesin, besimin tek partia e vet apo e gjithë politika. Dhe ne i marrim të mirëqena disa çështje por, pse nuk shtrojmë disa pyetje. E para pse duhet të ekzistojë një parti politike dhe e dyta pse duhet të ekzistojnë opozita. Pa shtruar këto pyetje nuk arrijmë dot tek problemi.

Opozita duhet të jetë parti më reale. Ajo që po bën Berisha nga ballkoni është kult, elementët e kultit janë që kanë një lider karizmatik, izolimin, monopolin e së vërtetës. Por, kultet shpërbehen kur ka krizë të liderit, kur mbarojnë burimet financiare, ose kur shpërbëhen njerëzit. Kulte të tilla ka qenë ajo e Eleonorës. Në këtë situata shqetësimi kryesor për opozitën është si të ngremë një alternativë qeverisëse” u shpreh Shabani.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›