E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shahen e pajtohen, bëjnë këngë bashkë

Derisa ldhja e tyre mbanë emrin “Nobody’s Bussiness”, Rihanna dhe Chris Brown kanë gjetur një formë të mirë për të na bërë kuriozë.

Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme në rrjete sociale, besohet se dy zemërthyesit janë duke punuar në një tjetër bashkëpunim dhe shpejt do të sjellin një tjetër këngë bashkë. 

Chris dhe Rihanna janë parë duke dalë bashkë nga një studio inçizuese në West Hollywood.
Kënga e re do të jetë i pesti bashkëpunim e dyshës. Përveç hitit të fundit, këngës “Nobody’s Bussines”, çifti ka bashkëpunuar edhe në remikset e Rihanna-s për këngët “Birthday Cake” dhe “Umbrella” dhe në remiksin e këngës së Chris, “Turn Up The Music”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›