Tuna ‘lahet me para’

Këngëtarja Altuna Sejdiu ka kohë që tenton me gjithçka që bën të tërheqë vemendjen e të tjerëve. Këtë gjë po e arrinë me fansat e saj dhe disa persona të tjerë të cilët vazhdimisht e akuzojnë për sjelljet e saja jo edhe shumë të duhura në publik.
Por Tuna ka treguar disa herë se nuk e lodh kokën për komentet e tyre dhe vazhdon stilin e saj të jetës.
Së fundmi, një foto e publikuar në profilin e saj në Istagram e tregon këngëtaren me disa qindra euro. Ajo ka parapëlqyer ta quaj këtë foto si “Money Shower”.
Komentuesit poshtë fotos kishin mendime të ndryshme ndaj kësaj fotoje por shumica nuk ishin edhe aq përkrahës ndaj saj.
Përndryshe, Tuna është anëtare e jurisë në spektaklin ‘X Factor’ në Shqipëri dhe kjo ka bërë që të largohet paksa nga angazhimet e saja muzikore. /Indeksonline/