E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaka e madhe

Mediet boterore e kane kritikuar FIFA146n me tone te ashpra per perzgjedhjen e Rusise dhe Katarit per nikoqire te Kampionatit boteror 2018 respektivisht 2022. Ata keto vendime i kane quajtur si te mjerueshme dhe katastrofe per futbollin. Presidentit Sepp Blatter i eshte bere thirrje per doreheqje. Nga Express me 04 dhjetor 2010 ne ora 1229

Federata boterore e futbollit FIFA eshte kritikuar ashper nga mediet boterore te premten per zgjedhjen e saj qe Rusia dhe Katari te jene nikoqire te Kampionatit boteror 2018 respektivisht 2022.

E perditshmja norvegjeze Dagbladed e komenton zgjedhjen e Katarit si 147shakaja me e madhe ne histori te futbollit148 dhe gazeta suedeze Expressen tha se vendimi ishte i 147mjerueshem148.

Ky ishte qendrimi i pergjithshem derisa FIFA akuzohet se ka kombinuar politiken me kandidaturat e pasura ne vend te ofertave te Anglise SHBA-se ose Spanjes/Portugalise.

147FIFA nuk duhet te deshmoje se nuk i intereson per tifozet. Para me bollek. Dhe presidenti Blatter e shperblen bllokun lindor dhe Lindjen e Mesme me nje Kampionat boteror148 tha tabloidi zviceran Blick.

Ne Itali e perditshmja sportive Gazzetta dello Sport tha se zgjedhja e Rusise dhe e Katarit ishin deshmi perfundimtare se 147vetem politika llogaritet. Eshte biznes pak a shume i ndyte148.

Ndersa e perditshmja gjermane Frankfurter Allgemeine Zeiting tha se zgjedhjet e se enjtes treguan se dicka nuk eshte ne rregull me FIFA-n. 147Jeta e FIFA-s dhe e presidentit te saj eshte perseri ne shkaterrim. Shumekush do te konsideroje se moto e FIFA-s145Per te miren e futbollit146 eshte shaka148.

Tabloidi Bild ne nje editorial beri thirrje per doreheqjen e Blaterit pasi 147shpirti i futbollit eshte shitur per dollaret e naftes148. Nje titull ishte 147Katastrofe per futbollin148 me nje loje te fjaleve duke perdorur shqiptimin gjerman per Katarin. Deshperimi dhe hidherimi ishte edhe me i madh ne shtetet qe deshtuan me kandidaturat e tyre.

147Anglia nuk e humbi te drejten e nikoqirit per Kampionatit boteror per shkak te medieve britanike. E humbi per shkak te korrupsionit ndaj te cilit luftuan mediet britanike148 shkroi Daily Mirror. Mediet britanike kishin raportuar per dy raste te korrupsionit brenda anetareve te Komitetit Ekzekutiv te FIFA-s.

Votimi i kurdisur

Procesi i votimit per nikoqir te Kampionatit boteror 2018 eshte quajtur i kurdisur pas njoftimeve se Rusia e kishte ditur rezultatin 24 ore para njoftimit te tij. Alexei Sorokin i cili udhehoqi fushaten e Rusise nje dite para marrjes se vendimit kishte thene se ka vota te mjaftueshme per te fituar te drejten e nikoqirit te Boterorit 2018.

Gara e vitit 2022 iu dha Katarit qe sikurse Rusia kurre me pare nuk ka qene nikoqir i ngjarjes me te rendesishme te futbollit boteror. Ndersa Anglia eshte e shokuar. Ata konsideroheshin si favorite per te 145kthyer futbollin ne shtepi146 per here te pare pas vitit 1966 mirepo humben ne raundin e pare te votimeve.

147Turp148 147Si eshte e mundur qe nuk ia kemi arritur148 147Pse FIFA i deshperoi femijet tane148 kane qene vetem disa prej titujve ne te perditshmet angleze. Ndersa tabloidi The Sun citoi nje burim te afert me procesin e votimit i cili tha 147Sorokin e dinte se Rusia ka vota te mjaftueshme dhe kete ua ka thene edhe anglezeve148.

Mirepo Sorokin ka mohuar te kete pasur marreveshje te fshehta ne procesin e votimit. 147Ne kurre nuk kemi pare deshmi te ndonje marreveshjeje. Para votimit spanjollet kishin thene se ata do te kene rreth shtate ose teta vota dhe ndodhi ashtu. Ata ishin te sakte ne vleresimin e tyre. Ne u jemi mirenjohes te gjithe anetareve te FIFA-s te cilet na perkrahen148 tha ai per Sky Sports News.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›