E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm me armë në një restorant Turqi, 4 të vrarë dhe 8 të plagosur

Katër persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në një restorant Turqi.

Ngjarja ka ndodhur në zonën Tarsus, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka hapur zjarr me armë gjahu ndaj restorantit dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Aktualisht është në kërkim nga autoritetet.

Gjatë sulmit dhe në momentet e arratisjes së autorit, janë plagosur edhe tetë persona të tjerë. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalet e zonës ku po marrin trajtim mjekësor.

Policia ka nisur një operacion të gjerë kërkimi, për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›