E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shakirën e bëjnë maqedonase

Disa nga mediat maqedonase kanë shkruar se ylli botëror i muzikës pop, Shakira është me origjinë maqedonase, nga ana e babait të saj.

Mediat maqedonase nuk kanë detaje mbi origjinën e këngëtares së mirënjohur, e cila është nga Kolumbia. Sipas të dhënave skandaloze të siguruara, thuhet se Shakira ka gjysmë origjinë maqedonase dhe gjysmë kolumbiane.

Ashtu siç thuhet nga thashethemet mediale, ajo ka një baba gjysmë libanez dhe gjysmë maqedonas, por asgjë nuk thuhet  se nga është krijuar ky heterogjenitet. Javën e kaluar ajo u takua në Jerusalem me presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov në kuadër të Samitit të ambasadorëve të vullnetit të mirë të organizuar në Izrael. (INA)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›