E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i skulpturave prej rëre në Burgas

Po bëhen përgatitjet e fundit për hapjen e festivalit të skulpturave prej rëre, i cili do të mbahet prej 1 korrikut deri më 15 shtator në qytetin bregdetar Burgas të Bullgarisë.

Në këtë festival mund të shihni personazhet e preferuara kinematografike si Robocop, Batman, Harry Potter dhe King Kong së bashku me heronjtë e filmave Lord of the Rings, Avatar, Star Wars, Jurassic Park e shumë të tjerë.

Në këtë festival marrin pjesë artistë nga tetë shtete: Rusia, Ukraina, Letonia, Polonia, Bullgaria, Republika Çeke, Holanda dhe Australia. Artistët mbërritën më 12 qershor dhe për gati dy javë punuan në skulpturat prej rëre në Parkun e Liqenit në Bourgas.

Mbi 3.000 tonë rërë janë përdorur për punimin e skulpturave gjigante. Vitin e kaluar festivali tërhoqi më shumë se 70.000 vizitorë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›