E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalci: Proçesi i zgjedhjeve i hapur për të gjithë

Pas votimit të kryetarit të PS-së Rama edhe deputeti Eduart Shalci i është drejtuar kutisë së votimeve për zgjedhjen e delegatëve. Në një prononcim për Ora News ai e vlerësoi shumë të rëndësishëm proçesin e zgjedhjes së delegatëve.
“Është proces shumë i rëndesishëm dhe fakti më interesant është gjithëpërfshirja e antarëve te partisë përmes formulës një anëtar një votë”- tha Shalci.Ndërsa në lidhje me mbarvajtjen e proçesit ai tha se deri tani ka variuar normalisht si në Shqipëri ashtu edhe në Itali dhe Greqi. Ndërsa në lidhje me qarkullimin e disa akuzave për mostransparencë të këtij proçesi deputeti tha se janë të ftuar të gjithë ata që kanë dyshime të monitorojnë nga afër këto zgjedhje. Në përfundim Shalci u bëri thirrje për një pjesmarrje të të gjithëve që të votojnë për të zgjedhur përfaqsuesit e zërit të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›