Shalsi: Berisha i është sulur pronave publike dhe private
Sipas tij, kjo dhunë bëhet për t'i detyruar pronarët e ligjshëm që të lidhin kontrata me sekserët e Sali Berishës, të cilët janë lëshuar si hijena kudo.
“Kjo dhunë tregon fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, këtij punisti që tashmë kërkon të kthehet në latifondist, duke vjedhur pronat e popullit, duke vjedhur votën e tjetrit, biznesin e tjetrit, pronën e tjetrit. Eshtë e patolerueshme, e papranueshme, që këto gjëra të ndodhin në mes të ditës, në mes të Tiranës”, theksoi ai gjatë një deklarate për shtyp.
Duke folur për sheshin pranë Bankës së Shqipërisë në Tiranë, i kthyer tashmë në “mollë sheri” midis pozitës dhe opozitës, Shalsi tha se për këtë shesh “është organizuar një Konkurs Ndërkombëtar dhe i është dhënë leje nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës, ku kanë votuar pro si përfaqësuesit e PS-së ashtu edhe përfaqësuesit e PD-së”.