Spanjë, mbi 4 miliardë euro shpërdorime nga korrupsioni
Lajmi bëhet i ditur sot nga e përditshmja spanjolle e qendrës së djathtë, "El Mundo". Gazeta e bazon këtë vlerësim në afro 30 procedura dhe hetime të ndërmarra që prej dhjetë vjetësh nga drejtësia spanjolle, veçanërisht çështja e famshme “Malaya” e korrupsionit urbanistik në Marbella në jug të Spanjës (2,4 miliardë euro të shpërdoruara).
"El Mundo" thekson çështjet më të fundit në ishujt Baleare (62 milionë), në lokalitetin katalonjas të Santa Colomas (45 milionë) apo më tej çështjen e quajtur “Gürtel” (45 milionë), të shpërdorimeve të fondeve nga ndërmarrjet e lidhura me Partinë Popullore të opozitës (PP, e djathtë).
E përditshmja thekson në një editorial se sipas një sondazhi të fundit, 89 për qind e lexuesve të saj mendojnë se në lokalitetin ku ata banojnë ka fenomene të korrupsionit. Ajo kërkon një sërë masash që synojnë veçanërisht të ashpërsojnë sanksionet kundër të korruptuarve dhe reformimin e ligjeve zgjedhore dhe të atyre që rregullojnë financimin e partive në vend.
Sipas"El Mundo"-s, Spanja ka zbritur nga vendi i 25-të në atë të 28-të, prej vitit 2005 deri në 2008-n në klasifikimin e vendeve më pak të korruptuara të hartuar nga OJQ-ja "Transparency International".