E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: Berisha përdori vota shtesë, për të fituar pinjolli i tij

Partia Socialiste, reagoi pas zbardhjes së vendimit të Kolegjit Zgjedhor, duke hedhur akuza për manipulimin e zgjedhjeve nga qeveria Berisha.
 

Në një dalje për mediat, deputeti Eduard Shalsi deklaroi se Berisha përdori vota shtesë, me qëllim që të fitonte pinjolli i tij.
"Qytetarët folën, votat e tyre u numëruan, ndërsa votat që nxorri nga xhepi KQZ-ja e Saliut për të grabitur fitoren, nuk është zëri i qytetarëve, por i Saliut", tha më tej Shalsi.
 

Ndërsa lidhur me akuzat e kandidatit të PD-së, Lulzim Bashës ndaj kreut të opozitës Edi Rama për presione ndaj Kolegjit Zgjedhor, Shalsi është përgjigjur duke kujtuar "bëmat" e Bashës gjatë kohës që ishte ministër.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›