E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi: Berisha të përgjigjet për problemet

“Sali Berisha duhet t’u thotë pensionistëve çfarë duhet të bëjnë më parë, me pensionet qesharake që marrin – të paguajnë ilaçet që rimbursohen gjithmonë e më pak apo të paguajnë faturën e ujit që po shtrenjtohet bashkë me faturën e energjisë?”, tha deputeti Eduart Shalsi.

Ai shtoi se shembja e tunelit të Kalimashit, problemi i pronave në Orikum, minatorët, etj, janë probleme që Berisha duhet t’iu jap përgjigje. “Ndërkohë qe kemi një nevojë të jashtëzakonshme për një lider në krye të punëve që t’i japë zgjidhje sfidave dhe problemeve, (vetëm sot INSTAT publikoi rendimin e kostos së jetesës së qytetarëve, 4.4% inflacioni ndërkohë që ushqimet që janë rritur me rreth 8%) mësuam se Sali Berisha për të nxjerrë vendin nga ky mjerim ku e ka zhytur do të dalë të sorollatet nëpër Shqipëri për të vazhduar të ngopë shqiptarët me demagogjinë e tij bajate”, vijoi deputeti Shalsi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›