E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ligjeve diskuton sot nismat e PS-së



Komisioni Parlamentar i Ligjeve diskuton sot nismat e Partisë Socialiste për ndryshimin e ligjit në baze të të cilit ngrihen komisionet hetimore. Gjatë mbledhjes pritet të mbajnë fjalën dy relatorët, Viktor Gumi i PD-së dhe Sajmir Tahiri i PS-së.
Në njërën prej këtyre nismave socialistët kërkojnë të sanksionojnë me ligj hapjen e kutive të votimit, kur këto kërkohen nga shumica e anëtarëve të komisionit hetimor parlamentar.

Ndërkaq, nisma tjetër e paraqitur prej PS-së lidhet vetëm me zgjedhjet e 28 qershorit 2009. PS propozon ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar të përbërë nga 15 anëtarë, ku shumica i takon partisë më të madhe të opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›