E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi Drejtori i MSH-se merr tenderat e ilaceve

Eduart Shalsi nga selia roze tha se drejtori i Politikave Shendetesore Pellumb Pipero eshte themelues i nje kompanie qe merret me tregtimin e barnave.

Pjese e skemes se ministrit Vasili Z. Pipero eshte i punesuar ne kete pozicion te larte por eshte ne te njejten kohe edhe themelues dhe menaxher i kompanise Almeghifarma qe ka per pronare dhe administratore respektivisht vellain dhe bashkeshorten e Z. Pipero sic dhe e thote faqja e kesaj kompanie ka thene Shalsi.

sipas tij vetem gjate vitit 2010 kompania Almeghifarma e Pellumb Pipero ka perfituar dhjetera miliona leke tendera nga Qendra Spitalore Universitare ne Tirane.

Shikoni filozofine e kesaj ministrie nga e cila presin sherbime shendetesore shqiptaret. Drejtori i politikave shendetesore merr pjese dhe fiton tendera ne spitalet e Shqiperise. A ka shqiptar te besoje pas ketij fakti se keta njerez do te mendojne per interesin e perbashket per interesin publik. Le ti thote tani shqiptareve qe mesa duket Petrit Vasili i konsideron naiv se nuk eshte Ministria qe organizon tendera por jane drejtoret e spitaleve te cilet per fatin e keq te tij emerohen nga ai vete tha deputeti i opozites. /S.Lleshi/Start/

2010-11-03 1426

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›