Bode shperfill FMN

Ne parashikojme nje rritje ekonomike prej 3.5 per qind dhe nje inflacion 3 per qind. Duke marre ne konsiderate keto dy tregues rritja e te ardhurave duhet te mos jete me shume se 7 per qind. Por ne po shikojme nje rritje shume me te madhe dhe kjo nuk mund te konsiderohet si e matur tha kreu i FMN-se Gerwin Bell.
Por qeveria ka parashikuar ne buxhet nje rritje te te ardhurave prej 12 per qind ose 71 per qind me shume se sa ajo qe vlereson FMN. Ministri i Financave tha se llogarite e qeverise jane me te sakta se ato te Fondit.
Ju e dini qe ne gjithnje kemi patur diferenca me fondin. Projekti per rritjen ekonomike eshte optimist dhe afer realitetit tha Bode.
Ne kushtet ku vendi do te hyje vitin e ardhshem ne zgjedhje edhe Banka e Shqiperise ndan te njejtin shqetesim me fondin. Guvernatori Ardian Fullani i kerkoi qeverise te mbaje nen kontroll financat publike.
Kuotimi i borxhit sovran shqiptar ne tregjet nderkombetare do te kerkoje nje impenjim me te madh per ruajtjen e parametrave fiskale tha Fullani.
FMN eshte e shqetesuar se parashikimet optimiste te qeverise mund te cenojne serish borxhin publik te vendit sakaq ne nivele te larta.
Ju keni nje nivel mjaft te larte borxhi krahasuar me ekonomite e tjera ne rajon apo vendet ne zhvillim. Ulja e borxhit publik duhet te jete prioritet kyc per te ulur rreziqet nga stabiliteti makro-ekonomik. Deficiti nuk duhet te jete me i larte se 2.5 per qind e GDP dhe kjo duhet te jete e bazuar ne nje parashikim realist te te ardhurave u shpreh Bell.