E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHISH, Kuvendi e shqyrton me 25 janar

Parlamenti nuk e ka pezulluar, por vetem sa e ka shtyre proceduren per te miratuar projektligjin per Sherbimin Informativ Kombetar, i cili shkaktoi polemika jo vetem nga politika dhe shoqeria civile, por edhe nga nderkombetaret.
Burime ne Kuvend bejne te ditur se javen e ardhshme, me 25 shkurt, ka gjasa te shqyrtohet ne seance drafti i ardhur nga qeveria, i cili pritet te permiresohet edhe me disa amendamente nga SHISH-i qe do te sillen persmes vendimit te Keshillit te Ministrave. Por si fillim ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve pritet qe te jete prezent ne nje seance degjimore drejtori i Sherbimit Informativ Shteteror aktual. Amendamentet e sjella nga SHISH-i mbahen “sekret” ne ambientet e Kuvendit dhe nuk jane vene ne dispozicion te mediave. Por mesohet se nje pjese e tyre eshte inkorporuar edhe ne projektligj, nderkohe qe ne kete draft i vendoset mandat nendrejtorit te sherbimit sekret shqiptar. Ne projektligjin e pergatitur nga qeveria vendoset qe drejtori i SHISH-it do te kete mandat pesevjear vetem me nje te drejte riemerimi dhe zgjerohet gama e objektit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›