Shalsi: Nuk tërhiqemi nga transparenca e zgjedhjeve

Partia Socialiste ka reagur menjëherë pas deklaratave të kreut kuvendor të PD-së Astrit Patozi se propozimi i Ramës është në kundërshtim me kodin elektoral.
Në një prononcim për mediat deputeti i PS-së Eduard Shalsi theksoi se opozita nuk do të tërhiqet dhe është e vendosur për të vazhduar betejën e saj për transprarencën e zgjedhjeve.
"Ju zotërinj nuk mund ta ndalni transparencën dhe nuk mund t'i shmangeni një zgjidhjeje në të mirë të vendit, dhe mos përdorni justifikime qesharake që po bëhen çdo ditë e më të neveritshme" theksoi Shalsi.
Sipas tij shpirti i pathyeshëm i grevistëve dhe energjia e tyre qëndron tek e vërteta e cila ata mbrojnë duke shtuar se maxhoranca duhet t'i japë një zgjidhjeje të shpejtë situatës.
"Dëgjoni zërin e arsyes dhe të miqve tanë hapni kutitë ose largohuni. Kjo protestë nuk mund të ndalet edhe as të mbarojë deri në fitoren e kauzës tonë" përfundoi Shalsi.