E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi: Ruli hesht për skandalin e korrupsionit

Sipas tij, Ruli ka favorizuar kompaninë në fjalë duke bërë që gjoba prej .6 milion eurosh për një shkelje të mëparshme të kontratës ta zbresë nga rimbursimi i TVSH.

“Ajo që është e paimagjinueshme por kaq ndodhur është fakti se Genc Ruli këto veprime i ka kryer duke tejkaluar kompetencat e tij, në mënyrë krejtësisht të kundërligjshme.  Ai nuk ka marrë as miratimin e kuvendit dhe as miratimin e ministrisë së financave. Me një të rënë të lapsit Genc Ruli i ka shkaktuar shtetit një dëm prej miliona eurosh. Me një të rënë të lapsit Genc Ruli i ka dënuar minatorët e Bulqizës që të punojnë ende për shumë kohë në kushte skandaloze pune, ku humbjet e jetës dhe plagosjet janë kthyer tanimë në një ritual tragjik”, theksoi ai.

Ai shtoi më tej, se heshtja e Rulit dhe e kryeministrit Berisha përballë skandaleve të njëpasnjëshme që kanë dalë në dritë tregon më së miri se në Shqipërinë e sunduar me vota të vjedhura korrupsioni është kthyer në sistem. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-22 15:42
  [ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›