E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi pritje për gazetarët: Përcollët momentet e historisë

Përveç kësaj, kreu i shtetit vuri në dukje rritjen e cilësisë së medies, si nga ana teknologjike ashtu edhe në aspektin informativ.

“Sigurisht viti ka qenë mjaft i pasur, i ngarkuar, qoftë me ngjarje politike: ju keni qenë prezent jo vetëm duke e përcjellë lajmin politik, por edhe duke debatuar me opinione të ndryshme, duke u bërë ndoshta komplementarë të një situate, së cilës ndoshta i ka munguar ndonjëherë debati politik institucional”, tha midis të tjerash presidenti i vendit.

Duke kujtuar informimin e përditshëm të medieve, Topi tha se mediat kanë përcjellë momentet e vështira të fatkeqësive natyrore si dhe momentet e gëzuara, si procesi i liberalizimit të vizave. Në vijim, në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, Kryetari i Shtetit shqiptar u takua dhe u përshëndet nga afër përzemërsisht me të gjithë të pranishmit në këtë pritje./Saimir Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-22 15:18
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›