E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shalsi deshmon dy ore ne Prokurori per akuzat

Deputeti Shalsi ka qendruar para organeve te hetimit per me shume se dy ore. Pasi ka dale nga zyrat e prokurorise Shalsi ka preferuar te mos jape shume detaje mbi deklarimet e tij ne Prokurori.

Ne respekt te institucioneve dhe me kerkese te prokurorise u tregova i gatshem te ndihmoj me informacionin qe disponoja per ceshtjet qe me kerkuan. Ne si force politike jemi te angazhuar te kontribuojme me gjithcka dime per te nxjerre ne shesh te verteta ne mbrojtje te interesit publik. Natyrisht qe nuk i percaktojme ne prioritetet e Prokurorise. Ne kemi deshmuar disa te verteta dhe jemi te predispozuar te ndihmojme Prokurorine ne zbardhjen e atyre fakteve qe ky institucion i konsideron te rendesishme ka deklaruar Shalsi.

Ai shtoi se te gjitha deklarimet jane pjese e sekretit hetimor duke inkurajuar gjithashtu prokurorine qe te kryej detyren e saj.

Partia Socialiste hodhi akuza ndaj ish-ministrit te Ekonomise Genc Ruli per privatizimin e ish-Ekspozites duke e akuzuar ate se e ka privatizuar me nje cmim shume me te ulet se ai i tregut. Nderkohe ish-ministri Ruli ka deklaruar vazhdimisht se prona u eshte kthyer pronareve dhe nuk ka patur privatizimin. /S.Ll/Start/

2010-10-15 1423

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›