E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi dhe Prifti cojne provat ne Prokurori

E premtja ka qene nje dite e ngarkuar per Prokurorine e Tiranes.

Rreth ores 10.40 ne Prokurori eshte paraqitur deputeti Eduart Shalsi per te deshmuar mbi hetimet e hapura nga prokuroria pas denoncimeve te opozites per afera korruptive me ceshtjet e privatizimit te ish-Ekspozites Shqiperia Sot.

Me kerkese dhe ne respekt te institucionit te Prokurorise une u tregova i gatshem te tregoj gjithcka di ne lidhje me ceshtjet qe interesohej prokuroria. Ne jemi te angazhuar te ndihmojme institucionet qe te zbardhin disa ceshtje me interes publik. Ne do te vendosim ne dispozicion te prokurorise cdo njohuri tonen. Do ta inkurajoja prokurorine per detyren e saj per paanshmeri integritet dhe perfundim te hetimeve brenda afateve te caktuara nga ligji tha Shalsi pas deshmise se dhene.

Pas Shalsit ne Prokurori hyri ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti i cili u paraqit ne institucion pas denoncimeve bere ditet e fundit per kontrabanden e naftes.

Para hyrjes ne Prokurori Prifti u shpreh Kam ardhur ne ketu per te bere detyren time si qytetar per ti qendruar atyre akuzave qe i kam bere publike dhe te paraqes fakte dhe dokumenta per kontrabanden qe ka ndodhur u shpreh Prifti.

Deputeti shpreson qe prokuroria ti marre seriozisht faktet dhe ta coje deri ne fund ceshtjen sepse mund te dalin shume te reja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›