E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita Ministra te lidhur me mafien

Nje dite pas deklarimit ne parlament per nje dosje sekrete ku implikohen ministra me organizata mafioze deputeti socialist Sajmir Tahiri shprehet se kryeministri ka me shume se tre muaj qe e ka ate ne zyren e tij.

Por Tahiri per shkak te ruajtjes se sekretit nuk jep shume detaje te kesaj dosjeje e cila mesa duket nuk bazohet ne akuzat e socialisteve por ne hetimet nga nje agjenci e specializuar. Deputeti socialist i shton akuzat duke theksuar se sipas burimit te tij te informacionit ministrat e sponsorizuar nga mafia ishin ne dijeni per prejardhjen e financimeve.

Ka me shume se tre muaj qe Berisha ka nje dosje me emra zyrtaresh te larte qe jane te sponsorizuar per ngritje ne detyre nga krimi i organizuar dhe mafia nderkombetare. Jane emeruar ne keto detyra te larta shteterore te sponsorizuara nga bota e erret e krimit tha Tahiri.

E mes ketyre akuzave Tahiri shton dhe ato te subjektit te tij politik me fakte te cilat deri me tani jane bere publike.

Ky eshte nje fakt shume i rende qe hedh pergjegjesi jo vetem mbi keta zyrtare por edhe mbi vete kryeministrin dhe qe duhet te shkarkoje ministrat dhe ti drejtohet popullit per gjykim me vote te lire tha Tahiri.

Nese pretendimi i te majteve qendron dhe dosja eshte derguar muaj me pare nga Sherbimi Sekret Shqiptar ne qeveri per opoziten kjo eshte nje arsye themelore qe shpjegon edhe krizen e maxhorances me Sherbimin Informativ Shteteror dhe kerkesen e vazhdueshme te kryeministrit per largimin e shefit te SHISH Bahri Shaqiri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›