E Diel, 1 Nëntor 2026

Shalsi nga kodër Kamza: Qeveritarë, hiqni dorë nga privatizimi i trojeve të destinuara për shkolla

Tiranë, 25 korrik, NOA Selia rozë ka denoncuar sot një tjetër aferë korruptive, atë të privatizimit të ish repartit ushtarak 3030 në kodër Kamëz, një aferë që implikon pas ministrit Prifti edhe ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, si dhe kryeministrin Sali Berisha.

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduart Shalsi e ka bërë këtë deklaratë pikërisht në zonën ku po zhvillohet afera korruptive.

Sot kemi ardhur në kodër Kamëz, pikërisht në ish repartin ushtarak 3030, të cilin prej kohësh Bashkia Tiranës e ka kërkuar për të ndërtuar një shkollë. E ndërsa i gjithë ky komunitet kërkon të shohë një shkollë në këtë vend, dora e Imamit, me urdhër të Priftit, për llogari të Sali Berishës, kërkon ta shesë duke e nxjerrë në listën e objekteve për privatizim, siç e shikoni në këtë njoftim, deklaroi deputeti Shalsi.

Sipas deputetit Shalsi përveç ministrit të Ekonomisë, një tjetër ministër është në hall, ai i Mbrojtjes, Imami, i cili sipas Shalsit, donte të rivatizonte fushën e Aviacionit duke paraqitur një vendim për privatizim nga Këshilli i Ministrave, një vendim i cili nuk ekziston.

Deputeti socialist pasqyroi për mediat rastin flagrant të korrupsionit me trojet publike, të cilat fare mirë mund të jepen për shkolla.

Shikoni çfarë hipokrizie, tjetër rast flagrant. Nga njëra anë kërkojnë më shumë shkolla, nga ana tjetër nxjerrin në shitje troje të destinuara për shkolla, nënvizoi Shalsi.

Ai paraqiti në këtë kontekst edhe projektin e Bashkisë për një shkollë të standardeve evropiane, për fëmijët e kodër Kamzës.

Deputeti Eduart Shalsi në fund të denoncimit të tij i bëri thirrje në emër të PS-së, qeveritarëve heqin dorë nga gllabërimi i trojeve publike të destinuara për parqe, lulishte, kopshte, çerdhe, shkolla.

Hiqni dorë ose përndryshe do të përballeni me rezistencën tonë të vendosur dhe me rezistencën e këtyre komuniteteve. Ne do zhbëjmë çdo privatizim abuziv e korruptim, ka përfunduar deklaratën e tij nga kodër Kamza, deputeti i PS-së, Eduart Shalsi.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›