E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, përfundon drama e pengjeve, vritet keqbërësi

Zyrtarët thanë se policia goditi banditin ngase mendoi se ai do të shpërthente eksplozivin që kishte. Policia kreu vrasjen pas dështimit të negociatave disa orëshe me pengmarrësin dhe pengjet u liruan pa dëmtime.

Ndërsa të gjithë punonjësit e “Discovery Channel” u evakuuan nga ndërtesa rreth orës 17:00(ora lokale) moment në të cilin ndodhi incidenti.

Televizioni NBC citon pengmarrësin të ketë thënë se “unë kam një pushke dhe bomba. Kam disa bomba ngjitur me trupin tim, gati për ti hedhur në erë”.

Informacionet e para e kanë identifikuar pengmarrësin si James Lee. Ai ishte zemëruar me “Discovery Channel” ngase nuk ka bërë sa duhet që të zgjidhë problemet e ngrohjes globale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›