E Diel, 1 Nëntor 2026

Shamku Njesite bashkiake prodhojne fantazma qe vjedhin vota

Ledi Shamku gjate denoncimit

Tirane 24 mars 2011 NOA- Deputetja e Partise Socialiste Ledi Shamku serish diten e sotme ka denoncuar shkeljet ne listat zgjedhore.

Njesia Bashkiake numer 10 ka qene qendra e radhes e denoncuar ku Shamku deklaroi se Godina mbrapa meje eshte universitet privat. Universitet tek i cili rezulton se banojne 64 vete ja tek i keni listat. 64 votues 64 vete per Sali Berishen Lul Bashen dhe per ke ben listat ketu tek njesia nr. 10. 64 vete banojne tek kjo godina e universitetit flene jetojne hane rrine ketu e natyrisht do te votojne ketu.

Ajo shtoi me tej se krahas tyre jane shtuar edhe 7 votues te rinj te cilet jane shtuar ne listat e 2011 krahasuar me listat e 2009-es.

Shamku theksoi se njesia nr. 10 eshte burimi qe gjeneron keto levizje demografike. Sakaq ajo tha se njesise nr. 10 i i eshte derguar diten e djeshme nje shkrese me parregullsite duke ju dhene dhe numrat e dublave por ka ngelur pa pergjigje.

Sipas saj 64 votuesit e kesaj godine jane 64 fantazma manipulimi te listave zgjedhore te njesise nr. 10.

Qyteti i Tiranes nuk voton vetem fantazma qe dine te vrasin te vjedhin pasurine e shqiptareve te vjedhin voten dhe te kerkojne te tallen me identitete njerezish me vullnete njerezish dhe me ardhmerine e nje kombi u shpreh Shamku.

Ne emer te selise roze ajo tha gjithashtu se keto shkelje do te perfundojne ne gjykate dhe nje kopje e fakteve do ti shkoje OSBE- ODIHR- it duke shtuar se denoncimet do te vijojne me tej.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeMel Gibson lirohet me kusht i nenshtrohet programit keshilluesJa te gjitha masat e gjykates per 116 demonstruesProkuroria nuk ka derguar ne gjykate urdher-ndalimetDenoncimi i PS Sna lejojne te shohim te plagosurit Lidhje64 votues gjykate kopje e fakteve ledi shamku njesia nr.10 OSBE- ODIHR- it votojne votues fantazme

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›