Xhixho Tavani elektoral shpikja e fundit e Rames

Erisa Xhixho
Tirane 24 mars 2011 NOA- Kryetarja e LRI-se Erisa Xhixho se bashku me perfaqesues te rinise te Levizjes Socialiste per Integrim kane vizituar gjimnazin Petro Nini Luarasi ku gjate dites se sotme ne njeren prej klasave ku zhvillohej mesim u rrezua nje pjese e tavanit.
Ne nje prononcim per mediat Xhixho u shpreh se Kisha degjuar per peme elektorale kisha degjuar edhe per asfalt elektoral por tavani elektoral eshte shpikja me e fundit e Bashkise se Tiranes dhe eshte per te ardhur keq qe ambiciet personale te nje personi dhe teatri i tij politik jane shnderruar ne nje germadhe qe po bie ne kokat e femijeve tane sot.
Ajo shtoi me tej se pikerisht per keto fakte dhe ngjarje qe qytetaret po perjetojne Tirana ka nevoje per nje ndryshim si ne infrastrukturen e shkolles por edhe ne sigurine e jetes se nxenesve.
Ndonese nga kjo ngjarje nuk pati te lenduar Xhixho i beri apel te gjithe organeve te drejtesise qe sa me shpejt shkaktaret e kesaj ngjarjeje te vihen para drejtesise.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeXhixho LSI zgjidh problemet e komunitetit dhe Tiranes i duhen politikane qe degjojneMeta rikonfirmon 2 drejtues minibashkie nxjerr ne gare Erisa Xhixhon e Elez GjozenMeta Rama dogji kryeqytetin koha te ndahemi nga tirani i Tiranes Basha Tolerance zero ndaj droges ne kryeqytetBerisha Tekste shkollore falas per femijet e emigranteve Lidhjeasfalt elektoral Bashkia e Tiranes Erisa Xhixho nuk u demtuan Petro Nini Luarasi ra tavani shkolla siguri tavan elektoral