Kroatet Pranjic e Srna ne rrjeten e Realit

Real Madrid hedh syte nga tregu i lojtareve kroate. Pas paraqitjes se mire ne Euro 2008, lojtaret ballkanas tashme kane nje mundesi me shume per t’u aktivizuar me disa prej skuadrave me ne ze ne Europe, nje prej te cilave eshte edhe Real Madrid.
Drejtori i klubit spanjoll, Pedja Mijatovic ka qene i pranishem ne ndeshjen Kroaci-Andorra, duke vezhguar disa nga elementet me te mire te kombetares se Bilic. Nje prej lojtareve qe ka rene ne sy eshte Danijel Pranjic, por pas nuk ka ngelur as Darijo Srna. I pari kerkohet edhe nga Juventus, ndersa Srna pelqehet si nga Liverpool ashtu edhe nga Bayern Munich.
Dy lojtaret vleresohen vecanerisht per aftesite qe shfaqin ne rolet e avancuara te mesfushes, reparte ne te cilat Real Madrid calon. Klubi “merengues” po vezhgon me kujdes edhe mesfushorin 21 vjecar Marin Tomasov.