Shansi i dyte per dashurine
Kinema/ Nje komedi korale ne sfondin e Vitit te Ri gjate te cilit festohet dashuria shpresa falja shanset e dyta dhe fillimet e reja ne nje Nju Jork mahnites.
Dashuria shpresa falja shanset e dyta dhe fillimet e reja shpalosen nepermjet historive te ndryshme te nderthurura mes tyre te vendosura ne qytetin e Nju Jorkut ne naten me festive te vitit. Te gjitha keto mund te permblidhen me nje titull te vetem sic eshte New Years Eve komedia romantike qe fillon projeksionet ne kinema Millennium prej dates 24 dhjetor.
Yjet mjaft te njohur te kinemase si Sarah Jessica Parker Ashton Kutcher Michelle Pfeiffer Zac Efron Josh Duhamel Katherine Heigl Hilary Swank Robert De Niro Halle Berry Jessica Biel Seth Meyers rrefejne per 118 minuta histori te mbushura me dashuri dhe pasion. Nuk mungon ne kete film edhe pjesemarrja e kengetarit te njohur Jon Bon Jovi.
Kler Hilary Swank e sapozgjedhur si zv.presidente e Aleances se Times Square duhet te vezhgoje deri ne fund ceremonine e vitit te ri ne menyre qe te shmange ndonje problem te mundshem. Rendi Ashton Kutcher eshte nje ilustrues cinik dhe depresiv qe ngec ne ashensor me Elise Lea Michele. Ingrid Michelle Pfeiffer braktis punen si sekretare dhe puneson nje djale qe te ndihmoje qe brenda mesnates te realizoje nje liste me deshira te kahershme. Kim Sarah Jessica Parker nje nene e divorcuar ne karriere eshte ne ankth per takimin e pare te dashurise qe ka vajza e saj adoleshente. Tes Jessica Biel e Grejs Sarah Paulson sfidojne njera-tjetren ne spital per te marre cmimin e femijes se pare te vitit. Sten Robert de Niro meson se i ka mbetur shume pak jete dhe kerkon dike me te cilin te kaloje castet e fundit te jetes Jensen Jon Bon Jovi eshte nje muzikant qe takon ne Times Square kuzhinieren Laura Katherine Heigl e cila guxoi ta braktiste para dasmes.
E gjithe kjo romance vjen nen drejtimin e regjisorit Gary Marshall te njohur per filmat e tij Pretty Woman dhe Valentines Day dhe per trajtimin e dashurise ne aspekte te ndryshme zbavitese dhe pasionante. Regjisori e perkufizon naten e nderrimit te viteve si rastin e persosur per te bere nje bilanc per te menduar per gabimet e vitit qe eshte duke mbaruar dhe per te kuptuar se cfare duhet permiresuar ne vitin e ardhshem. Eumlshte mundesia per te qene mirenjohes per ate qe kemi. Por eshte edhe nje moment zbavites emocionues I pazakonte plot pritje dhe pse jo cmendurira. Por mbi te gjitha eshte momenti per te shpresuar sepse gjithcka qe deshirojme mund te ngjaje e mundur nese provojme te rrezikojme. Jo rastesisht sipas regjisorit ishte pikerisht nata e Viti te Ri kur Marshall beri propozimin e tij per martese. Do te mbetet gjithmone festa ime e preferuar ndash shpjegon ai ndash dashuria behet padrone naten e 31 dhjetorit shume cifte presin mesnaten per te shkembyer puthje te tjere perfitojne nga magjia e mbremjes per te bere premtimet e dashurise dhe te tjere vendosin te ngrene nje lidhje me nje person qe atyre u duket shpirti binjak. Filmi transmeton keto ide nepermjet nje seri episodesh te treguara ne nje forme te natyrshme sikur te jene shkeputur nga shume histori te perditshme . Secila histori qendron me vete pro nganjehere rremben me shume vemendje se historite e tjera.
Xhirimet e New Years Eve filluan ne Nju Jork pikerisht ne Times Square me 31 dhjetor te vitit 2010 ky eshte i pari film me metrazh te gjate qe xhiron live naten e nderrimit te viteve ne 106 vite histori. Ishte gjeja me zbavitese qe kam bere pas kaq shume kohesh ndash deklaron Charles Minsky drejtori i fotografise ndash kemi xhiruar me 12 kamera te cilesise se larte dhe kemi xhiruar per tete ore. Ishte fantastike.
Skeda e filmit
Titulli New Years Eve
Regjia Garry Marshall
Skenari Katherine Fugate
Aktore Sarah Jessica Parker Ashton Kutcher Michelle Pfeiffer Zac Efron Josh
Duhamel Katherine Heigl Jon Bon Jovi Hilary Swank Robert de Niro Halle Berry Jessica Biel Seth Meyers.
Kohezgjatja 118 minuta
Gjinia romance komedi