Ali Pashe Tepelena Tirani i Janines frymezoi kryeveprat boterore
Historia e jetes se Aliut u shkrua qe ne femijerine e tij Pukevili Besimi i ishte zhdukur edhe nga bisedat familjare sepse ai ishte njeriu i perkedhelur nga fati jo njeriu i lumtur
Ali Pashe Tepelena ka qene e vazhdon te jete nje figure mjaft e shqua per historine e shek. XVIII-XIX. Njekohesisht ky hero e tiran gezon nje emer te jashtezakonshem ne historine e popullit shqiptar. Per te njohur deri ne detaje figuren e te ashtuquajturit tirani i Rumelise duhet te pakten ta shohesh ate me syte e Pukevilit dhe Likut. Te dy keto personalitete kane qene me detyre ne Janinen e asaj kohe dhe perbri kesaj ata kane shkruar disa libra te jashtezakonshem per historine e se kaluares. Cfare i solli ata ne Shqiperi Cili ishte mendimi i tyre per Vezirin e Janines Cfare i ndan e i bashkon ne mendimet per kete tiran te zgjuar Fransua Pukevil Francois Puqeville ishte konsull i Frances ne Janine. Ali Tepelena e Pukevili jetuan 10 vjet prane te vemendshem dyshues pa ia hequr syte njeri-tjetrit. Veziri u trembej letrave te konsullit dhe zoterise se tij perandorit konsulli i trembej kurtheve e vrasesve te Vezirit. Ali Tepelena admironte fuqine qe gjendej prane konsullit pra Bonapartin e Madh pushtuesin e Evropes ndersa nga ana tjeter konsulli magjepsej nga ligesia dhe aftesia per te mashtruar e Vezirit te Rumelise. Pukevili vendosi qe ta nxirrte ne drite historine e tiranit vetem pasi ky i fundit u ekzekutua nga Perandoria Osmane atehere kur koka e intrigave ekspozohej neper Stamboll. Libri i tij Voyage dans la Grece Udhetim ne Greqi u botua per here te pare ne Paris me 1820 pak para shembjes se pashmangshme te pushtetit te Aliut. Vepra e tij eshte nje enciklopedi e popujve e ngjarjeve e zakoneve dhe e kulturave te vezhguara ne kufijte e zoterimeve te pashallekut. Pa Fransua Pukevilin Pashai i Janines do te kishte mbetur si nje sundimtare i Orientit por qe bemat e tij me pas do ti kishte perpire historia. Do te kishte mbetur diku ne nje varg te Bajronit apo ne ndonje pershkrim te ndonje udhetari ekzotik te asaj kohe ne territorin e Pashallekut te Janines. Botimi qe i beri Pukevili historise se Pashase se Janines ishte nje lloj frymezimi per penat me te shquara te kohes si Hygo Dyma e shume te tjere. Shume studiues e kane krahasuar biografine e Pukevilit per Ali Pashe Tepelenen me biografine qe ka bere Barleti tre shekuj me pare per heroin e shqiptareve Skenderbeun. Keto dy lloj biografish jane pothuajse te kunderta per arsyen e thjeshte se Barleti na shfaq nje figure shume pozitive nje figure qe i gezon te gjitha principet e nje njeriu me virtyte te mira. Ndersa nga ana tjeter Pukevili na shfaq nje hero tjeter nje pashe qe eshte ne gjendje te perpije gjithcka vetem e vetem per kenaqesite e tij personale. Kjo eshte vertet dicka e tmerrshme dhe e ngjashme me bemat e perandorise se urryer osmane. Vepra e Pukevilit u mireprit ne cdo vend te Evropes por ne shqip ajo nuk u perkthye per shkak te regjimit dhe politikave te kohes. Kjo gje u ndalua sepse per nje kohe te konsiderueshme ne shqiptaret e kemi quajtur figuren e Aliut nje figure te shquar te kombit e qe ne te vertete ishim krenare per trimerine e tij por qe ne fakt nga ana tjeter ne nuk e kishim idene me te vogel se cfare kishte bere ne te vertete ky njeri. Ne kohen e regjimit komunist ne vendin tone figures se Aliut i jepej po ashtu nje ngjyrim i madh trimerie e bujarie. Madje ne disa raste diktatori i vetem i shqiptareve E. Hoxha e krahasonte veten me Aliun e Tepelenes. Ne fakt diktatori ka pasur te drejte sepse ne te vertete ata nuk ndryshonin asgjekund ata gezonin vetite e tyre te perbashketa shfrytezimin dinakerine ambicien egoizmin. Uilliam Martin Lik William Martin Leake mberrin ne Shqiperi me 1804 si fillim ne Vlore. Gjate udhetimit te tij neper Shqiperi apo dhe ne Greqi ai mban nje ditar qe me pas do ta botonte ne liber. Detyra e Likut ne Janine ndryshonte nga ajo e Pukevilit ai kishte nje misin disi me te ndryshem. Misioni i Likut do ti ngjante me shume rolit te nje agjenti te fshehte te Britanise ne Janine sesa nje rezidenti te kesaj mbreterie ne trojet e Shqiperise e Morese. Liku kishte per detyre te njoftonte mbreterine e tij per cdo levizje qe mund te bente Perandoria Otomane ne keto troje. Me te vertete kjo duket qarte edhe gjate leximit te ditarit te Likut ku jane shenuar me hollesi rruget me grykat e qafat qe ato pershkojne ura e perrenj keshtjellat e karkodhat dhe natyrisht koha ne ore per cdo distance te kaluar. Ne kete udhezi te hollesishem te qeverise britanike kuptohet qarte misioni i vertete i ketij njeriu ne keto troje. Shpesh ne ditarin e tij Liku i cileson ose i quan shqiptaret greke. Megjithese me vone kjo duket qe eshte thjesht nje terminologji e kohes sepse ne shume raste shprehet se shqiptaret ndryshojne shume nga greket. Ata jane me pak te civilizuar por me shume punetore e kursimtare. Po ashtu ne liber permendet fakti se shqiptaret paguhen me pak se te tjeret ne ushtri. Ne librin e tij te titulluar Travels in Northern Greece Udhetim ne Greqine e Veriut pervecse eshte ne trajten e nje ditari apo materiali per qeverine angleze ne te ka shume vlera te tjera historike. Ne liber shfaqen pervec anes gjeografike te relievit edhe te dhena mjaft te vyera per kulturen e menyren e te jetuarit ne ate kohe. Ne liber gjenden te dhena mjaft te vyera per datimet e monumenteve antike te vendeve te bejteve te lashta apo datimi i monumenteve jane modifikuar shume pak nga studiuesit e mevonshem. Po keshtu gjejme te paraqitur shume mire edhe oborrin e Vezirit te Janines apo dhe te trojeve shqiptare te perfshira ne pashallekun e tij.
Pershkrimi i figures se Ali Tepelenes
Per te dy keta autore Ali Tepelena eshte paraqitur si tiran i pashpirt por njekohesisht nga ana tjeter si trim e mjeshter i intriges. Para kesaj duhet theksuar se nga ana e te shkruarit apo stili letrar Pukevili eshte me letrar e te terheq me shume si liber ndersa Lik eshte me i prere e merret me shume me pershkrimin e territorit. Cfare thone dy autoret per Aliun
Sipas Pukevilit
Per Pukevilin nuk duheshe me shume se takimi i tij i pare per te konstatuar vecorite e verteta te karakterit te Aliut. Nuk iu deshen shume kohe per te pikasur embelsine e shtirur e dyshimin e paqetesise se tij ne te njejten kohe. Kurre nuk ishte besim tek askush sepse besonte se ai qe i afrohej ose e vezhgonte papushim ose i sillte prane ndonje rrezik. Besimi i ishte zhdukur edhe nga bisedat familjare sepse ai ishte njeriu i perkedhelur nga fati jo njeriu i lumtur - thote Pukevil. Po keshtu Aliu sipas konsullit francez ishte ledhatar meqe donte ti mashtronte fodull me varesit. Kur i benin dhurata ai asnjehere nuk ishte i kenaqur apo mirenjohes sepse besonte qe dhuratat kishin ne vetvete nje interes te fshehur te dickaje qe ai akoma nuk kishte arritur ta zbulonte. Zhbirues i kujdesshem pyetjet i kishte gjithmone tinezare kurse pergjigjet plot gjalleri dhe kurdohere false sado qe ne dukje te ciltra. Pretekstet i gatuante fet e fet shkakun e vertete qe e mbante ne levizje e mbante fshehur. Kendej buronin dhe premtimet e berat e rreme bashke me helmin e mbuluar nen tisin e endshem ne bisedat e tij madje dhe lotet i kishte si me rubinet sa here ia lypte arritja e qellimit - shkruan Pukevili ne librin e tij. Pra ne shohim qarte se Pukevil ka ndertuar nje figure te Aliut jo terheqese per shqiptaret. Ai eshte paraqitur si tinezar mashtrues tiran hakmarres deri ne fund ambicioz per te pasur pushtet egoist se gjithcka i perket vetem atij n.q.s. ai eshte i zoti tia rrembeje tjetrit. Po ashtu ai thote qe Aliu nuk donte askend ai nuk i mbronte shqiptaret por i shfrytezonte ata deri ne pike te fundit ashtu sic bente me te gjithe. Pra ne njefare menyre ai na ka servirur ne shqiptareve qe ta kuptojme se kush ishte ky vezir. Megjithese vepra e konsullit francez mund te kete paksa ngjyrim emocional ajo perseri eshte e bazuar ne nje realitet te jetuar dhe jo te sajuar. Pershkrimi qe u ben ky autor sarajeve te Aliut eshte i jashtezakonshem dhe madje i realizuar. Pavaresisht gjithckaje francezi jetoi 10 vjet prane Vezirit e ne njefare forme ai arrit ta njohe ate me mire nga kushdo autor tjeter qe ka shkruar per te.
Sipas Likut
Notat me te cilat flet Liku per Ali Pashe Tepelenen ndryshojne nga ato te Pukevilit. Ne momentin qe kapiteni britanik flet per karakterin e Vezirit eshte shume i ftohte. Kjo do te thote qe ne librin e tij nuk eshte se ka shume bema te pershkruara qe i ka bere vete Veziri. Liku po ashtu si Pukevili thekson se Alia eshte nje njeri tiran e qe rrethohet nga njerez te pameshirshem te etur per gjak si vete ai. Po ashtu edhe Lik thote se Aliu nuk kishte besim tek askush madje ne shume raste ai nuk besonte as djemte e tij. Ndersa nga ana tjeter anglezi nuk eshte se i futet ceshtjes se Pashallekut te Janines deri ne brendesi ashtu si konsulli francez. Rrethanat e ngjarjeve jane te njejta tek te dy autoret dhe ajo qe ndryshon eshte dicka e vogel ndoshta ndonje detaj i vogel qe ne fund te fundit nuk ka ndonje rendesi te vecante. Tek Pukevili pershkruhen edhe ngjarje apo biseda te Aliut me gruan e tij te pare dhe shkaqet se si ajo vdiq ndersa tek Lik nuk ka kaq shume detaje por ka me shume pershkrim i trojeve dhe politikave ne te cilen eci pushteti i Ali Pashe Tepelenes Vezirit te Rumelise. Per te thene me sakte Pukevili eshte me voluminoz pra ai ka ne vepren e tij me shume material per Pashain e Janines. Kjo gje do te thote se fakti qe konsulli francez jetoi me shume prane tiranit e ia njihte bemat me mire se te tjeret po keshtu krahasuar edhe me Likun qe ne shume raste u perdor nga skrapi i Rumelise.
Ja cfare i shkruan nenes se tij Bajroni me 1809
Nena ime e dashur ka ca kohe qe ndodhem ne Turqi ky qytet eshte ne bregdet por kam udhetuar thelle ne principaten e Shqiperise per te vizituar Pashane. Lashe Malten ne luftanijen Spider me 21 shtator dhe brenda tete ditesh arrita ne Preveze. Se ketejmi kam udhetuar nja 150 milje gjer ne Tepelene ne pallatin veror te Naltesise se tij ku qendrova tri dite. Emri i Pashait eshte Ali dhe e mbajne per burre me zotesi te rralla eshte sundimtar i gjithe Ilirise se mocme i Epirit dhe i nje pjese te Maqedonise. I biri Veli Pasha per te cilin me kane dhene letra qeveris Morene dhe ka ndikim te madh ne Egjipt. Me nje fjale eshte nje nga burrat me te fuqishem ne Perandorine Otomane. Kur arrita ne Janine ne kryeqytetin e tij pas nje udhetimi prej tri ditesh neper male te nje vendi me bukurira nga me piktoresket mora vesh se Ali Pasha gjendej me ushtrine e tij ne Iliri ku kishte rrethuar Ibrahim Pashen ne kalane e Beratit. I kishin thene se nje anglez nga dere e madhe ndodhej ne principaten e tij dhe i kishte dhene urdher komandantit ne Janine te me bente konak e te me pajiste me te gjitha te mirat gratis dhe ndonese me kane lejuar tu jap peshqeshe roberve nuk me kane lejuar te paguaj asgje send per harxhet e tjera. Hipur ne kuaj te vezirit dola per shetitje dhe pashe pallatet e tij e te niperve jane pallate madheshtore por te stolisura se tepermi ne ar e ne mendafshe. Pastaj kalova neper male permes Zices nje fshat me manastir ortodoks ku fjeta ne te kthyer ne me te bukurin vend qe kam pare pervec Cintres ne Portugali. Te nenten dite arrita ne Tepelene. Na u zgjat shume udhetimi prej shirave e rrepirave qe prisnin udhen. Kurre sdo ta harroj pamjen e mrekullueshme me te hyre ne Tepelene ne oren 5 ndajnathere kur po perendonte dielli. Me solli ne mend me pak ndryshime te veshjes pershkrimin qe i ben Skoti keshtjelles Brankseme ne kengen e tij dhe sistemin feudal. Shqiptaret me petkun e tyre me me te bukurin ne bote me fustanelle te gjate te bardhe tallagane te qendisura me ar me anteri e jelek kadifeje te kuqe te qendisura me oje te arta me jatagane e pisqolle te sermet tartaret me feste te gjata turqit me qyrk te madh e turban ushtaret togje-togje ne qoshkun e madh te hapur ne balle te pallatit dhe sklleverit arape ne galeri te madhe te gjate me kuaj te vendosur ne nje qilar perposht dyqind atllare te shiluar dhe gati te sulen ne cdo moment kalores duke sjelle e duke shpene lajmet e ndryshme daullet e mujezinet qe therrasin izane nga minarete e xhamive - te gjitha keto me pamjen e jashtezakonshme te nderteses vete sajonin nje skene te re gezimi per syte e nje te huaji. Me percollen ne nje konak shume te kendshem dhe sekretari i vezirit erdhi te me pershendese ne menyre allaturka. Te nesermen me shpune tek Ali Pasha. Isha veshur me uniforme te plote shtabi me shpate madheshtore etj. Veziri me priti ne nje ode te madhe te shtruar me mermer nje shatervan vrijonte ujet ne mes te saj oda e shtruar rreth e rrotull me otomane te kuqerremte. Me priti ne kembe shenje e nje nderimi te madh nga nje mysliman dhe me vuri te rri ne shesh ne krah te djathte te tij. Kam nje terxhuman grek qe te merrem vesh por mjeku i Aliut Femlario qe di latinisht me sherben per kete rast. E para pyetje qe me beri eshte se perse jam larguar prej atdheut ne nje moshe kaq te re Turqit skane ide per udhetimet e per qejf. Pastaj tha se ministri anglez kapiteni Leake i kishte treguar se qeshe nga dere e madhe. Me porositi ti dergoj nderimet e tij nenes sime dhe ja tek po ti dergoj ne emer te Ali Pashes. Me tha se qe i bindur se isha prej oxhaku se kisha veshe te vegjel floke kacurrela dhe duar te vogla te bardha dhe u duk shume-shume i kenaqur nga pamja dhe paraqitja ime. Me tha ta kisha si baba sa te qendroja ne Turqi dhe se ai me quante si birin e tij. Dhe me te vertete me trajtoi si nje foshnje me dergonte bajame e sherbet peme e embelsira nga njezet here ne dite. Mu lut ta vizitoja dendur edhe naten kur kishte nge. Pastaj si pime kafe e duhan u terhoqa nga vizita e pare. E pashe edhe tri here te tjera. Eumlshte per tu cuditur se si turqit qe skane tituj trashegimi dhe ka vetem pak familje te medha pervec sulltanit i japin kaq shume rendesi fisit. Sepse pashe qe me nderonte me shume per fisin se per titullin tim Naltesia e tij eshte gjashtedhjete vjec shume i ngjallur dhe jo shtatmadh por ka nje fytyre te hijshme sy te larme dhe mjekren te bardhe shume i pritshem dhe sillet me ate fare seder qe me duket se eshte veti e te gjithe turqve. Por karakterin e vertete e ka fare te ndryshem nga cduket ne fytyre. Eumlshte tiran pa shpirt i ngarkuar me mizorite me te tmerrshme shume trim dhe aq gjeneral i mire sa e quajne Bonoparti muhamedan. Napoleoni dy here i ishte zotuar ta beje mbret te Epirit po atij i pelqen me fort te mbetet me anglezet dhe i urren francezet si me tha edhe vete. E cmojne aq shume sa i bejne lajka dhe francezet dhe anglezet meqenese shqiptaret jane luftetaret me te mire te Sulltanit ndonese Aliu sa per sy e faqe varet nga Porta. Eumlshte luftetar i forte por aq barbar sa edhe dorembare ata qe ngrejne krye i pjek ne hell etj. Bonoparti i dergoi nje kuti duhani me pikturen e tij. Tha se kutia ishte e bukur por sa per surratin mund te mos ia kishte derguar pasi se hante malli shume as per ate as per origjinalin. Idete e tij per te kuptuar fisin e njeriut prej vesheve duarve e te tjera te cudisin mjaft. Mua me te vertete mu be baba me ormisi me letra me dha njerez te me ruajne dhe cdo lehtesire. Bisedimet e tjera midis nesh qene lufta dhe udhetimet politika dhe Anglia. Thirri ushtarin shqiptar qe me shoqeronte dhe i tha te me mbronte me cdo kusht. Quhet Vasil dhe si gjithe shqiptaret eshte trim kryekeput i ndershem e besnik. Po ata jane mizore ndonese jo te pabese dhe kane shume mangesi por asnje poshtersi. Ndoshta jane raca me e bukur ne bote nga tiparet dhe grate e tyre dendur jane te bukura por i kane ne vend te skllaveve. I rrahin me nje fjale i perdorin si kafshe samari. Ato lerojne e cajne token ato mbjellin. I kam pare te ngarkuara me dru dhe tek ndreqin rruget e prishura. Burrat jane te gjithe ushtare dhe lufta e gjahu jane zanati i vetem. Grate merren me pune por kjo nuk duhet ti lodhe shume ne nje klime aq te kendshme. Dje me 11 nentor bera banjo ne det. Sot eshte kaq nxehte sa po te shkruaj ne ode me hije ne shtepi te konsullit anglez me tri dyer te hapura fare pa zjarr. As zjarrishte ska ne ode vec per te gatuar. Neser nisem me nje roje pesedhjete trimash per ne Patre te Morese dhe pastaj per ne Athine ku do te kaloj dimrin. Dy dite me pare desh u mbyta ne nje luftanije turke nga budallalleku i kapedanit dhe i nafteve ndonese shtrengata sqe dhe aq e rrepte. Fleceri qante dhe bertiste per te shoqen grekerit u therrisnin te gjithe shenjtoreve per ndihme dhe moslemanet - allahut qe ti shpetonte. Kapedani ia dha te qarit dhe u ul ne gjunje dhe na tha ti faleshim perendise velat u grisen katarti dridhej era frynte po afrohej natadhe sna mbetej tia mbanim per ne Korfuz qe eshte ne dore te francezeve ose te fundoseshim sic tha Fleceri ne menyre patetike ne varr prej uji. Une bera cmos ta ngushelloja por duket se sja mbushja dot koken u mbeshtolla me brucen shqiptare nje shark i madh dhe u shtriva shesh per te pritur mynxyren. Ne udhetimet e mia kam mesuar te mendoj si filozof dhe po te mos beja ashtu ankimi skish dobi. Per fat te mire era rreshti dhe vetem na ngau drejt bregdetit te Sulit ku dolem ne stere. Me ndihmen e vendasve vazhduam udhen per ne Preveze. Keshtu ketej e tutje nuk do tu ze bese nafteve turq megjithese Pashai pati udhezuar galeote te tij te me shpinin ne Patra. Prandaj do te shkoj ne Misolongji nga stereja dhe do te kapercej vetem nje gji deti te vogel ne Patra. E sa e sa ngjarje mund te te tregoja qe do te te zbavisnin por me grumbullohen ne tru dhe as jam i zoti ti radhit ne koke as ti shkruaj dot ne karte vecse ne menyre te menjehershme. I dua shume shqiptaret. Nuk jane te gjithe myslimane disa nga fiset jane te krishtere. Porse feja nuk i ben te ndryshojne zakonet dhe sjelljet e tyre. Perbejne trupat me te mire te ushtrise turke. Ne udhe e siper banova nje here dy dite rresht dhe prape tri dite ne nje barake ne Sallahore dhe skam pare ushtare kaq te lire ne paragjykimet fetare ndonese kam qene ne garnizonet e Gjibraltarit e te Maltes dhe kam pare plot ushtare spanjolle franceze siciliane dhe angleze. Kurre nuk me humbi gje dhe me ftonin gjithmone te shtrohesha ne sofren e tyre. Skam nje jave qe nje kryeplak shqiptar cdo fshat ka kryeplakun e tij pasi na ndihmoi te dilnim prej luftanijes turke ne rrezik si na ushqeu e na mbajti ne shtepi mua dhe ata qe na shoqeronin Flecerin nje grek dhe dy athinjote nje prift grek dhe shokun tim Mr. Holbhousin ne asnje menyre sdeshi ta pranonte shperblimin tim por vetem kerkoi nje shkrese qe me priti mire dhe kur ju luta te pranonte pak zekina mu pergjigj Dua te me duash jo te me paguash. Keto qene fjalet e tija. Cudi se sa pak shkon paraja ne kete vend. Kur u ndodha ne kryeqytet me urdher te vezirit nuk me lane te paguaj asgje. Ndonese gjithnje pata gjashtembedhjete kuaj dhe gjashte-shtate veta pas harxhet skane qene as gjysma e atyre te tri javeve ne Malte sido qe Sir A. Balli guvernatori me dha nje shtepi pa qira dhe pata vetem nje sherbetor. Biri yt i dashur Bajron.
Ne kohen e regjimit komunist ne vendin tone figures se Aliut i jepej po ashtu nje ngjyrim i madh trimerie e bujarie. Madje ne disa raste diktatori i vetem i shqiptareve E. Hoxha e krahasonte veten me Aliun e Tepelenes. Ne fakt diktatori ka pasur te drejte sepse ne te vertete ata nuk ndryshonin asgjekund ata gezonin vetite e tyre te perbashketa shfrytezimin dinakerine ambicien egoizmin.