E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shaqiri tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar

ZYRIH, 15 korrik /ATSH-DPA/ – Mesfushori i kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar.

“Shtatë turne, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha për t’i thënë lamtumirë kombëtares”, ka shkruar ai në platformën X.

“Kujtimet e bukura mbeten dhe ju them të gjithëve ”faleminderit”!’, shkroi ai.

Shaqiri luajti 125 ndeshje dhe shënoi 32 gola.

Turneu i tij i fundit me Zvicrën ishte Euro 2024, i cili përfundoi të dielën me fitoren 2-1 të Spanjës kundër Anglisë, e cila eliminoi Zvicrën në çerekfinale.

Shaqiri është lojtari i vetëm që ka shënuar në çdo kampionat evropian apo botëror që nga viti 2014./   /os/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›