E Enjte, 5 Nëntor 2026

FOKUS – Gjermania refuzon sërish dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë

BERLIN, 15 korrik /ATSH-DPA/ – Qeveria gjermane ka refuzuar sërish thirrjet për dorëzimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, pasi udhëheqësi i opozitës, Friedrich Merz i partisë ”Bashkimi Kristian-demokrat” (CDU) i qendrës së djathtë tha se e mbështeste këtë ide.

Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Hebestreit theksoi se ”Ukraina tashmë pritej të merrte një numër avionësh F-16, të cilët Gjermania nuk i ka, nga partnerët e tjerë perëndimorë, këtë verë”.

“Nuk ka kuptim të dorëzohen disa lloje avionësh luftarakë në Ukrainë. Megjithëse avionët luftarakë mund të duken të ngjashëm nga jashtë, ata janë shumë të ndryshëm për t’u trajtuar. Kjo kërkon trajnim afatgjatë”, theksoi Hebestreit./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›