Sharon Stone le "gojehapur" pushuesit
Sharon Stone edhe njehere ka treguar se mosha nuk ka limit, duke treguar se ajo eshte shume e bukur, gjate pushimeve ne Sardenia. Aktorja 51-vjecare eshte dukur e dobet sikurse nje top modele ne bikini perderisa ka shijuar rrezet e diellit ne ishullin italian. Javen e kaluar aktorja e "Basic Instinct", e cila eshte duke qendruar ne jahtin e argjendarit Giorgio Damiani, madje ka pozuar e zhveshur me nje korset te zi dhe ka "kallur" pushuesit me sharmin e saj. Ajo madje ka insistuar qe mosha nuk eshte barriere per trup te bukur. "A ka ndonje moshe kur ju supozoni qe te beni nje refren per tregimin e trupit tuaj? Nese dikush eshte shokuar nga keto foto ky eshte nje reflektim i qendrimeve te tij te gabuara per moshen", ka thene ajo.