Shatervani i Durresit debati shtyhet me 2011
Nese Bashkia e Durresit do te niste punimet ne lulishten ku gjendet shatervani pa marre miratimin e Keshillit Kombetar te Restaurimit ne do ti pezullonim serish punimet shprehet drejtori i Institutit te Monumenteve te Kultures Apollon Bace ne lidhje me debatin e fundit te projektit per rivitalizimin e sheshit Liria ne Durres. Pas nje faze pezullimi urdheruar nga IMK-ja prej pak ditesh punimet ne kete qytet kane nisur serish ne zonen e xhamise dhe shkallet e amfiteatrit. Ne Keshillin Kombetar te Restaurimit u vendos qe punimet do te ndiqen nga nje arkeolog. Po ashtu punime te kontrolluara do te realizohen edhe ne fasadat e godinave per te cilat u sugjerua qe te mos perdoren per dyqane por per salla ekspozitash thote Bace. Nga ana tjeter projekti italian provokoi nje debat te specialistet e monumenteve pasi parashikon heqjen e shatervanit qe ndodhet para bashkise se qytetit. Shatervani i ndertuar ne vitet lsquo30 me projekt te arkitektit Kristo Sotiri eshte nje nder te rrallet e kesaj kohe te mbetur deshmi ne Shqiperi. Debati vjen pak kohe pas zhurmes se madhe qe u be per shkuljen e shatervanit ne lulishten para Parlamentit ne Tirane per arsye infrastrukturore. Per te dytin rast Instituti i Monumenteve te Kultures vihet para pergjegjesise per neglizhencen ndaj monumenteve qe mbartin histori. I pyetur per rastin e Durresit drejtori Apollon Bace e ka justifikuar me mosparaqitjen ne kete institucion te projektit te plote. Nga Bashkia e Durresit ne na erdhi nje variant i projektit qe e konsideruam perfundimtar. Pjesa e projektit qe parashikon edhe heqjen e shatervanit na u paraqit me vone ndaj edhe ne mbledhjen e fundit te Keshillit Kombetar te Restaurimit ne nuk morem nje vendim per kete pjese pasi nuk kishim kohen e nevojshme per ta shqyrtuar shprehet Bace. Duke shprehur mendimin personal drejtori i IMK-se ka thene se ky shatervan mbart tashme nje histori eshte pjese e kompleksit arkitekturor dhe nuk duhet te prishet. Nje deklarate krejt e kundert e kreut te monumenteve me ate te dhene per shatervanin e Tiranes.
ReagimiDuke iu pergjigjur debatit te shatervanit kryetari i Bashkise se Durresit z. Vangjush Dako ka pranuar se projekti i studios italiane Michele Cro nga Roma studio qe fitoi konkursin nderkombetar per rivitalizimin e qendres se Durresit parashikon heqjen e shatervanit. Sipas tij ky debat do ti takoje nje kohe te mevonshme kur punimet te afrohen ne kete zone. Kjo eshte teme e nje debati te dyte qe mund te behet vetem kur te filloje faza e dyte e punimeve te projektit. Kjo faze eshte menduar te realizohet gjate viteve 2011-2012 dhe pikerisht atehere do te rishikohet problemi qe krijohet mes Institutit te Monumenteve te Kultures dhe bashkise se qytetit shprehet Dako per gazeten. Sipas tij pretendimi i specialisteve se ky shatervan ka vlera monumentale dhe nese ka ose jo shkelje te ligjit do te vleresohet ne kohen e duhur. Ne vleresimin qe juria nderkombetare i beri ketij projekti rivitalizues mes te tjerash ka theksuar se qendra do te shnderrohet ne nje hapesire funksionale dhe simbolike ku ballafaqohen gjurmet e se kaluares me zhvillimet e se tashmes. Ne fakt heqja e ketij shatervani nuk i qendron ketij parimi. Investimi per zbatimin e ketij projekti eshte i konsiderueshem ndaj pushteti vendor ka menduar ta ndaje dhe financoje ne faza te ndryshme. Ne kete faze te pare qe do te zgjase pese muaj firma zbatuese do te nderhyje ne nje siperfaqe prej 3100 metrash katrore.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic