E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te panjohurat e fotografeve korcare

Fotografet korcare te njohur e te panjohur nga publiku i gjere vijne ne nje enciklopedi pergatitur nga koleksionisti Niko Kotherja. Botimi shoqerohet me nje album ku vijne per here te pare fotografi te personazheve te njohur historike

Nje fotografi e panjohur e pervjetorit te Pavaresise ne Vlore delegatet e pavaresise duke pushuar ne kodrat e Vlores demonstrata e bukes ne Korce gjyqet popullore Princ Vidi e personazhe te tjeter historike. Jane te fiksuar nga fotografe Korcare. Keto dite pritet te dale ne treg nje enciklopedi kushtuar fotografeve te kesaj zone shoqeruar me nje album fotografik ku rreth 80 per qind te fotografive jane te panjohura. Ky botim eshte pergatitur nga koleksionisti korcar Niko Kotherja i cili vec koleksionit te tij privat ka shfrytezuar arkivat shteterore. Eumlshte nje enciklopedi qe i perkushtohet vetem nje qyteti ka dhene kontribut ne shume drejtime ne Rilindje muzike pikture por ka dhe nje kontribut shume thelbesor ne historine e fotografise shqiptare. Po te shikojme origjinen jo shqiptare te Marubit i bie qe Papajani Zengo i cili ka fotografuar ne vitet 1860 te jete fotografi i pare shqiptar. Studimi ka qellim te nxise me tej hulumtimin dhe pasqyrimin objektiv te veprimtarise se fotografeve te zones se Korces percaktimin e vlerave artistike e historike te tyre ne baze te trashegimise dokumentare te secilit thote Kotherja. Nese flasim per fotografet e Korces mund te kujtohen emrat e Sotirit te Vani Burdes e te ndonje tjetri te njohur. Por ne fakt jane shume te tjere secili me nje histori te vecante. Te gjithe kishin pasion fotografine ndonese per mbijetese benin pune te ndryshme. Albumi nis me fotografine e nxenesve te shkolles greke te Dardhes e cila daton rreth 1868 ose 1876 nuk dihet saktesisht. Eumlshte bere nga Jani Zengo prift gurgdhendes ikonograf mesues i greqishtes ne zonen e Korces. Fotografet rreth 30 te tille ndjekin njeri-tjetrin ne linje kronologjike. Thimi Raci nga Dardha eshte nga te paret ne rang kombetar qe ka hapur nje dyqan fotografie ku shkruhej Thimi Raci fotograf dhe teneqexhi. Koleksionisti Niko Kotherja thote se vec kesaj ai ka qene aktor amator ne vitin 1906 ose 1908 ne shfaqjen e drames Lufta e Trojes e po ashtu muzikant i fshatit. Pasionin per fotografine e fitoi teksa i vogel ndiqte Kristo Sulidhin dhe me 1890 ka bere fotografine e pare te fshatit Dardhe. Nga zona e Korces del edhe fotografi i pare shqiptar ne Amerike Perikli Kacauni i cili themeloi ne Boston Peri studio. Sipas Kotheres ne kete botim jane perfshire edhe fotografe per te cilet deri me sot ka shume pak informacion si familja Ventiku nga e cila sot ekzistojne materiale te pakta. Historia e kesaj familjeje fillon me nje fotograf te cilit fatkeqesisht nuk i kemi emrin por vetem inicialet D. Venetik. Nje tjeter deshmi fotografike kemi nga shkrimtari Kristaq Cepa me pseudonimin Kapo i cili ka nje fotografi te tijen personale te vitit 1927 ne studion e Th. D. Venetikut qe i bie te jete i biri i D. Venetikut. Nga kjo familje ka dale edhe nje nga fotografet e para femra ne Shqiperi me emrin Krisathi Venetiku. Se bashku me te vellain Kico Venetiku paten fatin tragjik te burgoseshin per qendrim ndaj regjimit. Studioja qe kane pasur ne qender te qytetit u shkaterrua menjehere pas arrestimit te tyre dhe te gjitha materialet u bastisen. Deri me sot nuk kam mundur te gjej asnje fotografi te te dyve pervecse nje qendisme e vitit lsquo70 te pergatitur me nje lloj piroteknike nga Krisathi Venetiku shprehet Kotherja. Por pjese e albumit jane edhe fotografi monumentale. Nder fotografet e njohur te Korces eshte edhe Vani Burda i cili ka kryer te paren polifoto me ngjyra me 1920 ne Shqiperi kushtuar gjashte deshmoreve te Oman Ciflikut me titullin Bashkimi sjell fuqine. I njejti fotograf ka fiksuar grupin e delegateve te kolonise se Bukureshtit qe vijne ne Vlore me 1912 per te shpallur pavaresine. E tija eshte edhe fotografia e njohur e Ismail Qemalit e perdorur ne kartemonedhat 200-lekeshe. Ne vazhden e deshmive te rendesishme historike rol te rendesishem ka Petro Dhimitri i cili nga populli u mbiquajt Petro Fotografi te cilin ai vendosi ta mbaje me vone edhe si mbiemer. Eumlshte pikerisht ai qe ka bere fotografite e famshme te pervjetorit te pare te pavaresise me 28 Nentor te vitit 1913 ne seline e qeverise se Vlores ne skele. Ne kete botim vjen nje tjeter foto e panjohur e ketij pervjetori marre nga nje tjeter kend festimesh. Pasardhes te delegateve te Vlores mendojne qe Petro Fotografi mund te kete fiksuar edhe momentin e ngritjes se flamurit me 1912. Nga ana logjike nuk ka pse te mos kete ndodhur kur eshte e dokumentuar se nga shume kujtime te njerezve ai bashke me Thanas Floqin dhe Marigo Posion ka gdhendur ne dru shqiponjen me te cilen jane stamposur qylafet e pjesemarresve festive te 28 Nentorit 1912. Duhen germuar arkivat shprehet Kotherja. Po e tija eshte fotoja e njohur e mitingut per mbrojtjen alfabetit me germa latine mbajtur me 14 shkurt 1910 ne Korce. Vec personazheve te ndryshme te atyre viteve shohim edhe gezimin e disa dardhareve qe gezojne per te paren makine Ford qe kishte mberritur ne fshatin e tyre fiksuar nga Teodor Stefani. Mes emrave gjendet edhe piktori i njohur Vangjush Mio. Sipas Kotheres miqesia me Sotirin i kishte ngjallur pasionin e fotografise piktorit i cili me se shumti ka fotografuar familjaret e tij dhe peizazhe te Pogradecit. Kotherja e con historine e ketyre fotografeve deri ne vitin 1944. Fotografi Mandi Adham Koci i quajtur Mak ishte ai qe hapi per here te pare ne shkalle kombetare te paren studio fotografike me drite elektrike. Fati tragjik i tij nuk e la te njihej e te popullarizohej ne Shqiperi pasi u denua pas viteve lsquo60 si agjent rus pasi ishte martuar me nje ruse dhe vdiq i vetmuar ne vitet lsquo80 ne nje azil te Tiranes. Fotografite qe ia la trashegim te afermve u zhduken nga ata vet per te humbur gjurmet e per te shmangur nje ndeshkim te mundshem ne ato kohe. Fotografi me te cilin mbyllet trajtimi eshte heroi i popullit Fuat Babani i cili eshte fotograf amator i Luftes se Dyte Boterore. E kam cuar kete enciklopedi deri ne lsquo44 sepse pas ketij viti fotografet e tjere nuk munden te punonin si fotografe sepse u shtetezuan dhe nuk arriten te perdornin vulat e tyre shprehet Kotherja. Ne kete studim nuk perfshihen fotografet e njohur Gjon Mili dhe Dhimiter Mbroja-Bratko per te cilet ekzistojne botime dhe jane te njohur nga nje publik i gjere. Pasurimi i ketij materiali do ti lihet kohes meqenese vazhdimisht arkivat zbulojne te dhena te panjohura m pare.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›