Shba vriten tre persona ne Denver te Kolorados

Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjeter ka mbetur i plagosur si pasojë e disa të shtënave në Denver të Kolorados . Policia ka bëre me dije se viktimat janë një nënë dhe dy djemtë e saj, ndërsa ende nuk janë zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Sipas mediave amerikane, ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës, me orën lokale, dhe viktimat janë një nënë dhe dy djem të saj. Ndërsa një djalë i tretë është shtruar me urgjencë në spital për shkak të plagëve.
Shefi i policisë së zonës, Robert White e konsideroi ngjarjen si “një tragjedi të tmerrshme”. Rreth gjysmë ore larg Denverit, në qytezën e Aurorës, këtë verë u regjistrua masakra në kinema, gjatë transmetimit të filmit të fundit të Batman.
Ngjarja e fundit ndodh në një moment kur në Shtetet e Bashkuara është më i nxehtë se kurrë debati për kontrollin e armëve, pas një seri masakrash të regjistruara vitin e kaluar.