E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy avione ruse shkelin hapesiren ajrore te Japonise

Dy avionë luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore japoneze.
Kjo e fundit paraqiti një protestë, pasi avionët u zbuluan në ishullin verior të Hokkaido.
Moska zyrtare mohoi akuzat duke thënë se avionët po bënin fluturimet rutinë.

Incidenti vjen pasi Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe është shprehur se kërkon të gjejë një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

Pas vitesh konflikte për ishujt Kurile, Japonia kërkon një traktat paqeje me Rusinë.

Arqipelagu i Kurileve, që shtrihet në pjesen veriore japoneze Hokaido, është nën kontrollin e Rusisë prej vitit 1945 kur u pushtua nga trupat sovjetike. Japonia vazhdimisht ka kërkuar kthimin e katër ishujve më jugore të arkipelagut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›