E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i EULEX Kermabon uron Vitin e i Ri 2010

Me rastin e festës së Vitit të Ri 2010, shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon ka përgëzuar qytetarët e Kosovës, duke thënë se pret që vitin e ardhshëm të vazhdojë rrugën e përbashkët. "Në emër të gjithë pjesëtarëve të misionit të EUELX it në Kosovë dëshiroj të shpreh urimet e mia më të ngrohta për popullin e Kosovës, me rastin e Vitit të ri. Ju uroj një vit me prosperitet", thuhet në mesazhin e Kermabon. "Dëshiroj të shfrytëzoj rastin që t'ju falënderoj të gjithë ju për mbështetjen që keni dhënë për vitin që lamë pas. Jam i bindur se do të vazhdojë rruga e përbashkët me ju. Suksesi i Kosovës është direkt i lidhur me suksesin e EULEX it dhe të BE së", thuhet në urimin e kreut të EULEX-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›